Antonio Conte dhe Jose Mourinho kanë nisur një luftë të vërtetë mediatike duke hedhur akuza në drejtim të njëri-tjetrit në media. Por, dy teknikët që drejtojnë përkatësisht Chelsea-n dhe Manchester United pritet që të përfshihen në një garë të ethshme në merkato ndoshta që në ditët në vijim, ose në merkaton e verës.

PSG ka shpenzuar shumë dhe ka afruar lojtarë cilësorë në përbërje dhe trajneri Emery nuk po e menaxhon siç duhet situatën, ndaj sheikët që kanë në pronësi klubin po mendojnë për një trajner më shumë të njohur. Sipas “Corriere della Sera”, Mourinho dhe Conte janë trajnerët që janë përfolur ditët e fundit si alternativa te skuadra parisiene dhe njëri prej tyre do të marrë një ofertë. Gjithsesi do të shihet se cili prej tyre do të fitojë këtë garë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here