Antonio Conte ka thënë se skuadra e tij luajti pothuajse ndeshje perfekte dhe ndaj Barcelonës në ndeshjen kthyese duhet një paraqitje e jashtëzakonshme.

Trajneri italian foli pas ndeshjes që u mbyll 1-1 në Stamford Bridge.

Sipas Contes skuadra e tij pësoi nga gabimi i vetëm që e bëri, pasi ishte Andreas Christiansen, ai që i fali një top Barcelonës, që e u kthye në gol pas asistimit të Andres Iniesta drejt Leo Messit.

Antonio Conte, gjatë ndeshjes me Barcelonën.

“Është i dhimbshëm barazimi dhe ka edhe pendim, pasi kur luan ndaj një klubi sic është Barcelona, duhet të jesh perfekt që të fitosh”.

“Luajtëm nëntë nga dhjetë pjesë të lojës në mënyrë shumë të mirë, por pësuam nga një gabim. Tani na duhet një paraqitje e jashtëzakonshme në Camp Nou”, tha Conte për ndeshjen.

Conte u pyet edhe për të ardhmen e tij, pas Italia e ka ftuar që të kthehet si trajner i Kombëtares,  por ai shtoi se është i vendosur ta respektojë kontratën.

“E kam thënë shuam qartë, kam kontratë deri në vitin 2019. Jam i prirë për ta respektuar. Pas kësaj mund të ndodh gjithçka. Jam i lumtur te Chelsea, të dyja palët duhet të jemi. Qëllimi im është të vazhdojë këtu”, deklaroi italiani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here