Clarence Seedorf është emëruar trajneri i ri i skuadrës së Deportivo La Coruna. Holandezi mbylli marrëveshjen, duke firmosur kontratën me klubin që aktualisht renditet në vendet e fundit të klasifikimit e që numëron vetëm 4 fitore dhe 13 humbje, duke u konsideruar si skuadra me mbrojtjen më të dobët në kampionatin spanjoll. Drejtuesit e Deportivos shkarkuan nga detyra trajnerin Cristobal Parralo pas humbjes 5-0 ndaj Real Sociedadit gjatë fundajavës, duke bërë që Seedorf të jetë trajneri i tretë që merr këtë detyrë brenda këtij sezoni. Aftësitë e Seedorf si futbollist janë të padiskutueshme. 41-vjeçari kujtohet si legjendë e Milanit apo Realit të Madridit gjithsesi, eksperienca e tij si trajner shoqërohet dhe me disa hije dyshimi, duke qënë se gjatë sezonit 2014 mori drejtimin e Milanit, eksperiencë e cila zgjati vetëm katër muaj, për t’u ulur më pas në stolin e skuadrës kineze të Shenzen, ku gjithashtu nuk qëndroi më gjatë se 5 muaj në detyrë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here