Manchester City është gati të shenzojë një “ortek” me para për të siguruar një mbrojtës cilësor. Pas investimeve të shumta që kanë bërë të mundur transferimin në “Etihad” emra të tillë si Otamendi, Stones, Mangala, Danilo, Walker dhe Mendy, Citizens, sipas mediave angleze, kanë vedosur të paguajnë klauzolën e largimit të Aimeric Laporte nga Atheltic Bilbao: plot 70 milionë euro, për ta bërë të pamundur rezistencën e mëtejshme të klubit bask. Në fakt, klauzola është 65 milionë euro, ndërsa 5 milionë Athletic Bilbao i përfiton si klubi që e ka rritur si futbollist. Transferimi mund të kryhet që në janar, pasi Laporte mund të përfshihet në listën e të federuarve për ndeshjet e Champions League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here