“Pas një seance stërvitore me Antonio Conten, nuk je i lodhur, por… i vdekur. Kemi provuar gjëra të veçanta për tre vjet, me të je gjithmonë në 100% të formës. ”  

Kështu shprehet mbrojtësi veteran i Juventusit, Giorgio Chellini, në një intervistë të gjatë për britaniken “Daily Mail”.  Në fakt, futbollisti italian superliativat nuk i ka vetëm për Conten, por veçanërisht për Pep Guardiolën.

“Pep i ka shkatërruar mbrojtësit italianë. Është një trajner fantastik, me një mentalitet super. Trajnerët italianë janë munduar ta kopjojnë pa i patur një njëjtat njohuri. Gjatë 10 viteve të fundit kemi humbur mentalitetin tonë. Kemi humbur identitetin e emrave të tillë si Maldini, Baresi, Cannavaro, Nesta, Bergomi, Gentile dhe Scirea. Nga ata që kanë lindur nha 1984 deri më 1995 kemi vetëm Bonuccin dhe stop. Moskualifikimi në Botëror është prova e problemit tonë.”

Chiellini e pranoi se do ta ketë shumë të vështirë ta ndjekë Botërorin nga shtëpia, duke lexuar lajmet për atë që do të ndodhë në eventin më të rëndësishëm futbollistik të vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here