Chelsea duhet të nënshkruajë me Jamie Vardy ose Sergio Aguero sipas legjendës së kampionëve të Anglisë, Dennis Wise. “Unë pashë ndeshjen e Leicester kundër Chelsea-t dhe ai (Jamie Vardy) shkaktoi shumë probleme”, tha ai për “The Debate” që vazhdoi: “E kam thënë atë edhe më parë, Vardy shënon gola. Është i shpejtë, e tërheq ekipin përpara, lë hapësirë ​​për lojtarët kreativë, pra të gjitha cilësit që duhet t’i ketë një sulmues zone”.

Chelsea është në bisedime me sulmuesin e West Ham, Andy Carroll, pasi kërkon një zëvendësues për spanjollin Morata, por ish-mesfushori i Anglisë ka shumë dyshime mbi këtë operacion. “Ata kanë nevojë për dikë tjetër. Unë nuk mendoj se Andy Carroll është alternativa e duhur. Një tjetër opsion do të ishte Aguero”, deklaroi Wise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here