Edhe pse Conte është betuar se do të respektojë kontratën e tij si trajner te Chelsea, duket se durimi i ka sosur më parë pronarit të klubit londinez, që po projekton lëvizje në pankinë.

Nëse pak kohë më parë ishte Luis Enrique emri më i lakuar, preferencat kanë ndryshuar kohët e fundit dhe Maurizio Sarri, trajneri aktual i Napolit është bërë zgjedhja e parë. Manajti rus ëshët gati që të paguajë klauzolën prej 8 milionë eurosh që mban të mbërthyer trajnerin me Napolin.

Këtë fakt e di shumë mirë edhe presidenti I Napolit, Aurelio de Laurentis, që ka konfirmuar se po punon për të bindur Sarrin të qëndrojë. Dhe në fakt fjalën e fundit do ta thotë pikërisht Sarri, që nga njëra anë është shumë i dhënë pas projektit që ka krijuar te Napoli, por edhe nga dëshira që idetë e tij për futbollin ti provojë edhe në Angli, ku duken më të përshtatshme.

Por më joshës është përfitimi ekonomik që Sarri ende nuk e ka arritur te Napoli, ndërkohë që Chelsea i ofron 10 milionë euro në sezon, aq sa Chelsea paguan sot Conten.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here