Arsenali ka triumfuar ndaj Southampton në Premier League, në një ndeshje ku u shënuan 5 gola.Dy gola nga Welbeck dhe një nga Aubameyang i dhanë suksesin skuadrës së drejtuar nga francezi Wenger. Ndërkohë për Southampton shënuan Long dhe Austin.

Me këtë fitore, “topçinjtë” konsolidojnë vendin e gjashtë, ndërsa janë në një diferencë prej 3 pikësh nga Chelsea paraardhës.

Skuadra e Contes nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në takimin e sotëm ndaj West Hamit. Azpilicueta zhbllokoi rezultatin që në pjesën e parë, por në minutën e 73-të ishte Chicharito Hernandez ai që barazoi shifrat në ‘Stamford Bridge’, duke i hequr fitoren bluve.

Përveçse humbi shpresat për një vend në zonën Champions, Chelsea duhet të bëjë llogaritë mirë edhe me vendin e 5-të tani, pasi Arsenali është shumë pranë dhe po kalon një formë mjaft të mirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here