Shanset që Chelsea sezonin e ardhshëm të jetë në Champions League duken fare të pakta, aq më tepër pas disfatës së thellë ndaj Tottenhamit. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike drejtuesit e bluve të Londrës janë duke përgatitur rinovimet e disa prej lojtarëve.

Në disa raste ekipe të ndryshme europiane, kur nuk arrinë dot të sigurojnë objektivat sezonalë, vendosin që pagat e lotjarëve të mos kenë ndryshime, ndërkohë që e kundërta ndodh kur garantohen këto objektiva. Kështu në radhët e chelsea-t, edhe pse jashtë Championsit, ka nisur puna për kontratat e disa prej lojtarëve në mënyrë që ata të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës dhe të largojnë rrezikun që mund të shfaqet nga klube të tjera.

Njëri prej tyre është Eden Hazard. Me afrimin e merkatos verore, në drejtim të belgut po shtohen gjithnjë e më shumë zërat që në fund të sezonit ai do të largohet nga blutë e Londrës. Konkretisht, paga e sulmuesit nga 11.9 milionë euro në sezon që është momentalisht pritet të shkojë në 17.9 milionë dhe bashkëpunimi mes palëve pritet të zgjasë deri në vitin 2020.

Kjo lloj taktike që po ndiqet nga klubi londinez, bëhet për të mbajtur larg Realin e Madridit, ndërkohë që vetë sulmuesi belg në disa deklarata ka lënë të kuptohet që dëshira e tij është të qëndrojë te Chelsea. Sidoqoftë deri në verë gjithçka mund të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here