Eden Hazard do të vazhdojë të jetë pjesë e Chelsea-t në Premier League. Mesfushori belg është në orbitën e shumë klubeve të mëdha europiane, por të paktën deri në fund të sezonit është e sigurt që do të vijojë të japë kontribut te blutë e Londrës. Nga Anglia, më konkretisht “Telegraf”, ka zbuluar se për 27-vjeçarin Manchester City ka bërë një ofertë konkrete, thuajse ekuivalente me shumën që pagoi PSG për të marrë Neymar nga Barcelona.

Gjithçka ndodhi në momentin kur Manchester United ndërhyri në bisedimet mes “Citzens” dhe Arsenalit për Alexis Sanchez, duke i bërë një ofertë me të mirë ekonomike kilianit. Drejtuesit e City-t, për të treguar se hoqën dorë nga Sanchez jo thjesht për para, ofruan 220 milionë euro për Hazard, por Chelsea refuzoi.

Presidenti Roman Abramovic nuk dëshiron të flitet për një largim të mundshëm të Hazard, ndaj dhe ky propozim as që është marrë në konsideratë, aq më tepër që do të përforconte një rival shumë të fortë në Premier League.

Sigurisht që nëse futbollisti dëshiron të largohet, askush nuk do të mund ta pengojë, ndaj te Reali i Madridit vazhdojnë të shpresojnë te blerja e mesfushorit belg gjatë merkatos së verës. Edhe më e mundshme do të jetë kjo lëvizje nëse Zidane do t’i drejtojë “Los Blancos” përtej sezonit aktual.

Te Chelsea ndërkohë kanë ndërmend t’i përmirësojnë pagën lojtarit, i cili pritet të përfitojë 340 milionë stërlina në javë nëse do të vendosë të qëndrojë me blutë deri në vitin 2020.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here