Chelsea ka fituar me rezultat 3-0 ndaj Newcastle Unitedit në 1/16 e FA Cup.

Me këtë rast Blutë kualifikohen në raundin e pestë të kësaj gare të rëndësishme angleze.I pari që shënoi në këtë takim ishte Michy Batshuayi në minutën e 31-të, por belgu shënoi edhe golin e dytë personal në minutën e 44.

Goli më i mirë në takim u shënua nga Marcos Alonso në minutën e 72-të, spanjolli mposhti portierin kundërshtar me një gol fantastik nga gjuajta e lirë.

Në vazhdim të dy skuadrat kishin disa raste të lehta, por të pamjaftueshme për ta ndryshuar rezultatin.

Kundërshtari i ardhshëm i klubit nga Londra në këtë garë do të mësohet pas shortit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here