Qendërmbrojtësi danez Andreas Christensen do të mbetet në “Stamford Bridge”, të paktën edhe për katër vite e gjysmë, pasi pasditen e sotme nënshkroi një kontratë të re.

Marrëveshja e re do ta mbajë atë në Londër deri në vitin 2022. Fillimisht ai nënshkroi me blutë në vitin 2012 dhe kaloi dy sezonet e fundit në huazim në Borussia Monchengladbach, para se të kthehej sërish në Londër.

Mbrojtësi danez ka qenë një lojtar solid në formacionin e Antonio Conte-s këtë sezon, duke bërë 22 paraqitje deri më tani.

“Ndihem shumë mirë pas nënshkrimit të kontratës së re dhe jam i lumtur që jam i angazhuar me Chelsea-n për të ardhmen”, tha Christensen në një deklaratë.

“Kam luajtur shumë lojëra, jam duke e shijuar këtë moment në klub dhe gjithçka funksionon mirë”, shtoi ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here