Shpëtim Duro arriti të triumfonte me Flamurtarin e tij në ndeshjen e djeshme ndaj Partizanit një sfidë e cila kishte brenda saj shumë polemika për gjykimin dhe që u vendos nga një 11-metërsh në fundin e takimit. Por, përveç takimit, të gjithë i kanë pasur dje sytë edhe nga stolat respektiv ku ishin Shpëtim Duro e Sulejman Starova, dikur dy miq të dalë nga shkolla e kuqe ndërsa tani armiq të përbetuar. Ai që fitoi dje sfidën si në fushë edhe jashtë saj ka qenë trajneri i vendasve, Duro i cili ka ruajtur qetësinë, ndërkohë që “Bobi”, nuk është përmbajtur madje ka prekur me duar gjyqtarin Jorgji duke dalë jashtë natyrës së tij.
Por, ajo që shihej me interes të veçantë në ndeshjen e djeshme ka qenë fakti nëse dy tekknikët do të përballeshin me njëri-tjetrin. Në momentin që skuadrat kanë dalë në dhomat e zhveshjes, dy trajnerët kanë shmangur takimin, por ka pasur një tjetër përplasje të tyre kur po ishin në konferencën për mediat. Në momentin që Starova po dilte prej atyre, Duro po futej dhe të dy i kanë kthyer shpinën njëri-tjetrit.
Dy trajnerët janë përfshirë në debate publike kohë më parë duke hedhur akuza të rënda dhe mëria vazhdon të jetë prezente.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here