Parashikim: Man.U – Milan
March 9, 2010
Nesër me fillim nga ora 20:45, në Teatrin e Ëndrrave, zhvillohet dueli vendimtar, mes dy gjigantëve dhe hierarkive më të vjetra të futbollit europian, Manchester United pret Milanin në ndeshjen e kthyese të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.
Manchester United
Skuadra angleze tashmë është duke e prekur çerekfinalen dhe është pak e besueshme që të eliminohet. Manchester United hyri në këtë sfidë me Milanin si favorit, por ndoshta ajo fitore e madhe në San Siro ishte e pabesueshme për tifozët e vet. Manchester United nuk ishte në nivelin teknik si të Milanit, por për shkak të shpirtit luftarak, dhe për shkak të formës fizike dhe qëndrueshmërisë, United bëri të pamundshmen duke mposhtur një Milan para tifozëve të vet.

Forma e United në javët e fundit ishte mjaft e qëndrueshme, dhe përpos rezultateve pozitive vlen të përmendet dhe forma e lartë fizike e treguar. Është pak e besueshme se Manchester United do të lë që Milani ta mposht me rezultat 2-0 sidomos para tifozëve të vet.
Lojtari kryesor i Manchester United në këtë sfidë do të jetë Wayne Rooney. Rooney padyshim se ishte lojtari më i mirë në San Siro, dhe duke marrur parasysh 25 golat e shënuar vetëm në Premeir Ligë dhe Ligën e Kampionëve, ai mbetet rreziku kryesor për Nestan dhe Silvën, duke llogaritur këtu edhe mbështetjen e djajve të mbledhur në Old Trafford.
Forma e Manchester United
Wolves 0-1 Manchester United (Premier League)
Manchester United 2-1 Aston Villa (Carling Cup)
Manchester United 3-0 West Ham (Premier League)
Everton 3-1 Manchester United (Premier League)
Milan 2-3 Manchester United (Champions League)
Rooney siç keni parë dhe më lartë do të luaj nga fillimi pasi që i është kthyer stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës. Rooney do të ketë partner në sulm Dimitar Berbatovin dhe Gary Neville pritet të luaj nga fillimi në krahun e majtë duke marrur parasysh se Beckham dhe Ronaldinho do të luajnë nga fillimi.
Formacioni i mundshëm: (4-4-2): Van der Sar, Rafael, Vidic, Ferdinand, Evra; Valencia, Scholes, Fletcher, Park; Rooney, Berbatov.
Milan

Sinqerisht, Milani është duke e pritur mrekullinë. David Beckham do të rikthehet në Old Trafford pas shtatë vitesh dhe do të jetë padyshim një comeback emocional për të.
Beckham është shprehur se do të ishte hera e parë që do të dëshironte që United të humbiste. Sidoqoftë, shpresat për rosonerët janë të vogël, por nëse shohim golin e Seedorfit në minutën e 85 në San Siro, atëherë Rosonerët kanë se për çfarë të shpresojnë.
Milanit do ti duhet të shënojë dy gola, dhe të mos pësojë, e natyrisht, ky nuk është mission i pamundur, por nga ana tjetër është pak e besueshme se kjo do të ndodhë. Sidoqoftë futbolli është plot mrekullira.
Futbollisti kyç i Milanit do të jetë Alexandre Pato. Përkundër se pesha në teknikë i mbetet Ronaldinhos, Pato do të jetë njeriu kryesor nëse Milan dëshiron të kualifikohet. Partneriteti me Ronaldinhon është shumë i rëndësishëm, dhe nëse këta janë në disponim ska kush ta ndal Milanin.
Forma e Milanit
Roma vs Milan 0-0 (Serie A)
Milan vs Atalanta 3-1 (Serie A)
Fiorentina vs Milan 1-2 (Serie A)
Bari vs Milan 0-2 (Serie A)
Milan vs Manchester United 3-2 (Champions League)

Pato do të luaj nga fillimi në Old Trafford. Clarence Seedorf gjithashtu është rikthyer nga një lëndim i vogël. David Beckham do të filloj si titullar në Old Trafford edhe pse Leonardo mund të ndërroj mendjen për Seedorfin. Boriello do të luaj në qendër të sulmit dhe në krahun e majtë do të ketë Ronaldinhon kurse në të djathtin Paton.
Formacioni i mundshëm: (4-3-3): Abbiati; Bonera, Nesta, Silva, Antonini; Beckham, Pirlo, Ambrosini; Ronaldinho, Borriello, Pato
Epilogu

Ndeshja do të jetë e zjarrtë që nga fillimi. Milani do të sulmoj që nga minuta e parë dhe për shkak të sulmeve të shumta, Milan do të pranoj dhe gola nga kundërsulme, ashtu si që do të shënoj. Ndeshja sipas meje do të shkojë në vazhdime ku dhe do të triumfoj Manchester United.
Parashikimi im: Manchester United 2-3 Milan
Arnolld Korenica, LajmeSport.com
Parashikim: Arsenal – Porto
March 8, 2010

Koha: E martë, 9 mars 2010, ora 20:45
Vendi: Emirates Stadium, Londër
Arsenal në ndeshjen e parë pësoi humbje me rezultat 2-1.
Arsenal deri sot për mua ishte favorit për të kaluar më tej, por mungesa e Fabregas e zbeh mendimin tim pak. Edhe pse mungon Fabregas Arsenal është favorti për këtë ndeshje, sepse ka eksperience shumë të madhe dhe ka një trajner të klasit botëror.
Porto luajti mirë në ndeshjen e parë, por mos të harrojmë se ata luajtën si vendas, dhe kishin përparësi më të madhe.
Edhe pse Arsenali luan me “fëmijë” po tregon vërtet një klas të lartë, dhe në ndeshjet e fundit po tregohet i pamëshirshëm.
Arsenal
Wenger sot deklaroi se Cesc Fabregas do të mungojë. Sol Campbell do të jetë i gatshëm, por William Gallas pësoi edhe një lëndim tjetër të lehtë por që do ta mbajë jashtë kësaj ndeshje. Kieran Gibbs, Johan Djourou dhe Robin van Persie janë të lënduar ashtu si edhe Aaron Ramsey.
11 lojtarët startues të mundshëm: Almunia; Sagna, Vermaelen, Campbell, Clichy; Diaby, Song, Fabregas; Nasri, Eduardo, Arshavin
Forma në pesë ndeshjet e fundit
6 Mars vs Burnley (Vendas) 3-1 (Premier League)
27 Shkurt vs Stoke (Mysafir) 1-3 (Premier League)
20 Shkurt vs Sunderland (Vendas) 2-0 (Premier League)
17 Shkurt vs Porto (Mysafir) 2-1 (Champions League)
10 Shkurt vs Liverpool (Vendas) 1-0 (Premier League)
Porto
Raul Meireles dhe Rolando do të fillojnë ndeshjen nga fillimi.
Mesfushori Fernando është mungon për shkak të lëndimit.
11 lojtarët startues të mundshëm: Helton; Fucile, Bruno Alves, Rolando, Pereira; Belluschi, Costa, Meireles; Hulk, Falcao, Mariano
Forma në pesë ndeshjet e fundit
6 Mars vs Olhanense (Vendas) 2-2 (Liga)
28 Shkurt vs Sporting CP (Mysafir) 3-0 (Liga)
21 Shkurt vs Braga (Vendas) 5-1 (Liga)
17 Shkurt vs Arsenal (Vendas) 2-1 (Champions League)
13 Shkurt vs Leixoes (Mysafir) 0-0 (Liga)
Parashikimi im : Arsenal 2-0 Porto
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.
Safir Metbala, Lajmesport.com
Parashikim: Fiorentina – Bayern Munchen
March 8, 2010

Bayern Munchen hyn si një favorit i lehtë në këtë ndeshje.
Bayern Munchen e mposhti Fiorentinën ne ndeshjen e parë me rezultat 2-1. Por si e mposhti? Përgjigjen e kësaj pyetje ju ndoshta e keni të qartë. Bayern Munchen fitoi këtë ndeshje për shkak të gabimit katastrofal të referit i cili në momentin e golit të dytë nuk referoi një offside që ishtë mëse 2 metra i thellë.
Fiorentina në ndeshjen e parë tregoi një lojë shumë të bukur, duke e vënë në vështirësi të madhë gjigandin gjerman. Rezultati 2-1 në Ligën e Kampionëve sipas meje është rezultati më i paqartë. Pse? Sepse asnjë ekip nuk është favorit për kualifikim.
Fiorentina
Massimo Gobbi është i suspenduar. Vargas nuk është në kondicionin e tij më të mirë por mund ta fillojë ndeshjen nga fillimi.
11 lojtarërt startues të mundshëm (4-2-3-1): Frey: Comotto, Kroldrup, Felipe, Pasqual: Zanetti, Montolivo: Marchionni, Jovetic, Vargas: Gilardino
Forma në pesë ndeshjet e fundit
6 Mars vs Juventus (Vendas) 1-2 (Serie A)
27 Shkurt vs Lazio (Mysafir) 1-1 (Serie A)
24 Shkurt vs Milan ( Vendas) 1-2 (Serie A)
21 Shkurt vs Livorno (Vendas) 2-1 (Serie A)
17 Shkurt vs Bayern Munchen (Mysafir) 2-1 (Champions League)
Bayern Munchen
Demichelis do ta humbas këtë ndeshje për shkak të lëndimit. Daniel Pranjic do të fillojë ndeshjen nga fillimi si mbrojtës i krahut të majtë. Arjen Robben do të fillojë këtë ndeshje nga fillimi pasi që mungoi në ndeshjen e fundit kundër Coln.
11 lojtarët startues të mundshëm (4-4-2): Butt, Lahm, Van Buyten, Badstuberm Pranjic; Robben, Van Bommel, Schwinsteiger, Ribery; Gomez, Mueller
Forma në pesë ndeshjet e fundit
6 Mars vs Koeln (Mysafir) 1-1 (Bundesliga)
28 Shkurt vs Hamburg (Vendas) 1-0 (Bundesliga)
20 Shkurt vs Nuernberg (Mysafir) 1-1 (Bundesliga)
17 Shkurt vs Fiorentina (Vendas) 2-1 (Champions League)
13 Shkurt vs Borussia Dortmund (Vendas) 3-1 (Bundesliga)
Parashikimi im : Fiorentina 1-1 Bayern Munchen
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.
Safir Metbala, Lajmesport.com
Parashikim: Real Madrid – Sevilla
March 5, 2010

Kryendeshja e kësaj jave në futbollin europian e që do të zhvillohet në Santiago Bernabeu, ndesh dy prej skuadrave më të rrezikshme të kohës, Real Madridin në top formë, ndaj Sevillës që nuk ka frikë nga asnjë klub i kategorisë së rëndë.
Koha: E Shtunë, 6 Mars 2010, ora 22:00
Vendi: Santiago Bernabeu, Madrid
Real Madrid

Për Real Madridin kjo do të jetë njëra ndër sfidat më kruciale të sezonit. Ndeshja me Sevillën do të jetë test i vërtetë për të urdhëruarit e Pellegrinit të cilët po shkatërrojnë çdo gjë që kanë përpara.
Ky do të jetë test i vërtetë për arsye se Sevilla nuk është skuadër që lufton për mbijetesë, e aq më shumë se kjo do ti paraprijë ndeshjes super të rëndësishme ndaj Lyonit pas pesë ditësh.
Forma e Real Madridit është tmerësisht e mirë. Real Madridi që prej krishtlindjeve ka humbur vetëm katër pikë, dhe në pesë ndeshjet e fundit ka shënuar 20 gola, 15 prej të cilave në tre ndeshjet e fundit.
Lojtari kyç i Real Madridit do të jetë padyshim El Pipita, apo ndryshe thënë GOLzalo Higuain. Jo rastësisht e kam quajtur GOLzalo për arsye se Higuain po shqyen rrjetat një nga një duke ma përkujtuar një Fernando Torres, që 89 minuta nuk vërehet por më pas shënon.
Forma e Real Madridit
5-1 (m) Tenerife (Liga, Shkurt 27)
6-2 (v) Villarreal (Liga, Shkurt 21)
1-0 (m) Olympique Lyonnais ( Champions League, Shkurt16)
3-0 (m) Xerez (Liga, Shkurt 13)
3-0 (v) Espanyol (Liga, Shkurt 6)

Real Madridi nuk do të mund të llogaris në supersulmuesin francez Karim Benzema dhe Royston Drenthen të cilët janë të lënduar, kurse Mahmadou Diarra rikthehet pas një kohe të gjatë në stërvitje.
Alvaro Arbeloa rikthehet nga suspendimi dhe do të paraqitet në krahun e djathtë, duke detyruar një rizhvendosje të vogël të mbrojtjes madrilene.
Formacioni i mundshëm i Real Madridit: Casillas; Arbeloa, Ramos, Albiol, Marcelo; X. Alonso, L. Diarra, Granero; Kaka, Ronaldo; Higuain
Sevilla

Sevilla do të hyjë në këtë takim më e fortë se kurrë, dhe natyrisht duke mos ju frikësuar një Reali që po e përsëris po shkel një nga një gjithçka përpara.
Sevilla gjendet 16 pikë prapa Real Madridit, dhe kjo është shumë për të luftuar për titull, mirëpo, Sevilla dëshiron pozitën e tretë dhe kualifikimin direkt në CL.
Sidoqoftë, Manolo Jimenez është një trajner nën presion të lartë në Sevilla për futbollin defanziv të treguar, kurse kjo për tifozë është e papranueshme pasi që Sevilla është skuadër që tradicionalisht sulmon.
Njeriu kryesor është ish njeriu i Real Madridit, Alvaro Negredo. Negredo është treguar i gatshëm ta dënoj Realin në Bernabeu, dhe rrezikshmëria e Negredos siç dihet është tejet e lartë. Negredo është i pushuar për këtë sfidë pas dy kartonave të kuq në gjashtë ndeshjet e fundit.
Forma e Sevillës
0-0 (v) Athletic Bilbao (Liga, Shkurt27)
1-1 (m) CSKA Moska (Champions League, Shkurt24)
3-1 (m) Mallorca (Liga, Shkurt20)
1-0 (v) Osasuna (Liga, Shkurt14)
1-0 (m) Getafe (Copa del Rey, Shkurt11)
Adriano për shkak të gripit kurse Renato për shkak të dëmtimit në këmbë ashtu si Stankevicius do të jenë të dyshimtë, edhe pse mund të paraqiten.
Sebastian Squillaci dhe Abdoulay Konko mungojnë sigurtë. Sergio Sanchez mungon sipas të gjitha gjasave për shkak të problemeve me zemër.
Didier Zokora dhe Alvaro Negredo rikthehen nga suspendimet.
Formacioni i mundshëm i Sevillës: Palop; Stankevicius, Dragutinovic, Escude, Navarro; Navas, Renato, Zokora, Perotti; Kanoute, Negredo

Epilogu
Tejet i komplikuar. Duke marrur parasysh presionin që është mbi Realin nga Barcelona, dhe duke marrur parasysh fuqinë mentale të Sevillës, kjo ndeshje do të jetë ultra e vështirë për Real Madridin. Përpos këtyre, Real Madridi do ti ketë mend për ndeshjen ndaj Lyonit që është gjysmë e humbur.
Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo, Kaka dhe Higuain pritet ta bëjnë diferencën ndaj një Seville të fortë në mbrojtje dhe të fuqishme në sulm.
Parashikimi im: Real Madrid 2-1 Sevilla
/LajmeSport.com
Parashikim: Roma – Milan
March 5, 2010

Koha: E shtunë, 6 Mars, ora 20:45
Vendi: Stadio Olimpico, Romë.
Ndeshja e nesërme do të jetë ndeshje kruciale për të dy klubet në garë për titull.
Roma në këtë ndeshje futet pas barazimit 2-2 kundër Napolit, ndërsa Milani po shkel çdo gjë që po gjen përpara në Serie A.
Barazimi në këtë ndeshje për dy klube do të thoshtë lamtumira për Scudetton. Milan për mua është favorit i lehtë për këtë ndeshje. PSE? Sepse Milan në ekip ka lojtar me eksperiencë të madhe, dhe një lojtar si Ronaldinho që kur e përmendim emrin e tij çdo ekip dridhet. Rosonerët gjithashtu sulmin e kanë mjaft të fuqishëm, edhe pse Pato mungon aty është Boriello, Huntelaar apo edhe Mancini që në çdo qast mund të bëjnë diferencën në fushë.
Romës do ti mungojë simboli i tyre Totti për shkak të lëndimit. Loja e Romës ka ndryshuar shumë që pas ardhjes së Claudio Ranierit. Roma kishte rezultate shumë pozitive me Ranierin por eliminimi nga Europa League e zbehu pak ekipin nga kryeqyteti i Italisë.
AS Roma
Totti mungon për këtë ndeshje edhe zyrtarisht, ndërsa Mexes, Perrota dhe De Rossi janë të gatshëm.
11 lojtarët startues të mundshëm: (4-2-3-1): Julio Sergio, Burdisso, Mexes, Juan, Riise; Pizarro, De Rossi; Taddei, Perrotta, Vucinic; Toni.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
28 Shkurt vs Napoli (Mysafir) 2-2 -(Serie A)
25 Shkurt vs Panathinaikos (Vendas) 2-3 -(Europa League)
21 Shkurt vs Catania (Vendas) 1-0 -(Serie A)
18 Shkurt vs Panathinaikos (Mysafir) 3-2 –(Europa League)
13 Shkurt vs Palermo (Vendas) 4-1 -(Serie A)
AC Milan
Onyewu, Seedorf, Antonini dhe Pato so të mungojnë në këtë ndeshje. Gattuso është i suspenduar
11 lojtarët startues të mundshëm (4-3-3): Abbiati; Bonera, Nesta, Thiago Silva, Jankulovski; Flamini, Pirlo, Ambrosini; Mancini, Boriello, Ronaldinho.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
28 Shkurt vs Atalanta (Vendas) 3-1 -(Serie A)
24 Shkurt vs Fiorentina (Mysafir) 1-2 (Serie A)
22 Shkurt vs Bari (Mysafir) 0-2 –(Serie A)
16 Shkurt vs Manchester United (Vendas) 2-3 –(Champions League)
12 Shkurt vs Udinese (Vendas) 3-2 –(Serie A)
Lojtarët kryesor
Luca Toni (Roma)
Gjiganti italian është treguar shumë i rrezikshëm për atë kohë të shkurtër që luajti për Romën. Luca Toni ka eksperiencë të madhe në Serie A, gjithashtu ai ka luajtur disa herë kundër Milanit kur ishte lojtar i Palermos dhe Fiorentinës.
Ronaldinho (Milan)
Për Ronaldinhon më mirë mos të flasim. Braziliani ka filluar ta rrikthej formën e tij të vjetër. Ronaldinho ishtë kreator i rosonerëve në ndeshjen e kaluar kundër Atalantës duke bërë 2 asistime. Në këtë sezon në Serie A Ronaldinho në konton e tij ka 9 gola dhe 12 asistime duke qenë kështu në disa ndeshje krucial për Rosonerët.
Parashikimi im: Roma 0-2 Milan
Qëndroni me ne pasi që në ora 21:00 vjen edhe parashikimi i superndeshjes Real Madrid vs Sevilla
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.
Safir Metbala, Lajmesport.com
Parashikim: Inter – Chelsea
February 23, 2010
Të mërkurën me fillim nga ora 20:45, në fushëbetejën gjigande të Giuseppe Meazzas, takohen dy skuadrat më të forta europiane, në duelin më inkandeshent të sezonit, Italia përballet me Anglinë, ose më mirë Interi pret Chelsean.
Koha: E Mërkurë, 24 Shkurt 2010, ora 20:45
Vendi: Giuseppe Meazza, Milano
Inter
Skuadra Nerazzure ka dominuar, apo thënë më mirë ka shkatërruar gjithçka vitet e fundit në Serie A, por në Champions League demonstroi paraqitje katastrofale. Ata ndoshta kanë fituar Scudetton që pesë vite, por ata nuk e kanë kaluar fazën 1/16 për po aq vite.
Interi dalëngadalë po bjen nga froni edhe në Serie A, për shkak të një koalicioni të ashtuquajtur Anti – Inter në krye me Silvio Berlusconin. Këtë e dëshmon edhe deklarata e Leonards që thotë se e përkrah Chelsean. Ndonëse deklaratat nuk kanë rol në fushë, ato kanë rol në moralin e Interit.

Mos të harrojmë se Interi ka ‘’ inat ‘’ nga të dyja anët. Mourinho po sulmohet nga koalicioni Anti-Inter, dhe nga ana tjetër është shkarkuar nga Abramovich më 2007. Missioni i gjeniut të futbollit botëror do të jetë hakmarrja ndaj të dyja palëve. Interi do të mbroj nderin e vet, dhe jo të Series A. E gjithë kjo mund të ndikoj drejtpërsëdrejti në moralin e lojtarëve, për ti nxituar ata të tregojnë se kush janë në fushë.
Mjaft më me deklarata. Edhe pse Chelsea hyn si favorit i lehtë në këtë takim, nuk duhet harruar se Interi këtë sezonë nuk ka asnjë humbje në Giuseppe Meazza, dhe njëkohësisht Jose Mourinho nuk ka pësuar humbje si vendas në kampionate vendore që 8 vite.
Pse do të triumfoj Interi ? Inter do të triumfoj në garën më të madhe europiane për shkak të ndryshimit të strukturës. Ka super sulm, dhe një super mesfushor që quhet Sneijder. Chelsea ka pranuar 73% të golave nga ndërprerja dhe nuk ka nevojë të kujtohen goditjet e lira të Sneijderit, që shëndrohen në gola nga Pandev, Milito dhe nga një Eto’o tek i cili kthehem më vonë. Balotelli nuk duhet harruar, si një specialist nga harkimet. Nëse Inter dëshiron të mposht Chelsean nesër duhet të shpartallojë mbrojtjen e fortë të Chelseat.
Futbollisti kyçi i Interit në këtë takim do të jetë Samuel Eto’o. Eto’o ndoshta nuk është në formën jetësore, por ai ka përvojën jetësore. Eto’o fitoi dy herë Ligën e Kampionëve, dhe morri pjesë në shumë takime ndaj Chelseat. Ai ka përvojën e duhur dhe instinktin e duhur për të dënuar Chelsean.

Forma e Interit
20 Shkurt v Sampdoria (Vendas) – 0-0 (Serie A)
14 Shkurtv Napoli (Mysafir) – 0-0 (Serie A)
10 Shkurt v Parma (Mysafir) – 1-1 (Serie A)
7 Shkurt v Cagliari (Vendas) – 3-0 (Serie A)
3 Shkurt v Fiorentina (Vendas) – 1-0 (Coppa Italia)
Christian Chivu është jashtë aksionit deri në Mars, kurse Marco Materazzi dhe Davide Santon janë të dyshimtë. Mario Balotelli do të kthehet në kërkim të një vendi në formacion të Interit. Julio Cesar që pësoi të dielën aksident pranë San Siros, mësohet se nuk ka marrur lëndime serioze, por ende mbetet i dyshimtë për sfidën.
Formacioni i mundshëm (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Zanetti; Cambiasso, Muntari, Thiago Motta; Sneijder; Eto’o, Milito
Chelsea

Chelsea ndoshta me traditë është skuadër e re në Ligën e Kampionëve, por në mileniumin e ri, skuadra blu ka dështuar të hyjë në gjysmëfinale vetëm një herë në gjashtë vitet e fundit.
Sezonin e kaluar Chlesea shkoi në gjysmëfinale, ku padrejtësisht u eliminua pothuajse vet nga gjyqtari më i kritikuar i kohës Tom Henning Ovrebo.
Chelsea po kalon formë tmerrësisht të mirë në Premier Ligë. Me katër pikë larg liderit Manchester United, me 22 gola të pranuar nga 27 ndeshje në PL, dhe me katër gola të pranuar në katër ndeshje të Ligës së Kampionëve, Chelsea është njëra ndër skuadrat më të forta në Europë.
Sidoqoftë, Chelsea nuk është përballur me konkurentë të fortë në Ligën e Kampionëve, kurse Interi kishte punë me një Barcelonë që po shkelte çdo gjë atëkohë. Kjo mund të ndikojë në rrjedhën e ndeshjes.
Ancelotti di gjithçka për Interin por jo si Mourinho për Chelsaen. Ancelotti e njeh mjaft mirë futbollin Italian sidomos atë të Interit pas 8 vitesh qëndrim te Milani.

Rreziku permanent për Interin është sulmuesi më në formë fizikisht aktualisht Didier Drogba. Droba është shkatërrues në mbrojtjet kundërshtare. Drogba është i fortë nga distanca por do të ketë punë me një Julio Cesar që është pa kurfarë dyshimi portieri më i mirë në botë.
Forma e Chelseat
20 Shkurt v Wolverhampton (Mysafir) – 0-2 (Premier League)
13 Shkurt v Cardiff City (Vendas) – 4-1 (FA Cup)
10 Shkurt v Everton (Mysafir) – 2-1 (Premier League)
7 Shkurt v Arsenal (Vendas) – 2-0 (Premier League)
2 Shkurt v Hull City (Mysafir) – 1-1 (Premier League)
Alex dhe Belleti kthehen për sfidën ndaj Interit. Essien, Bosingva dhe Ashley Cole mungojnë ashtu si Yuri Zhirkov. Deco nuk do të luaj, kurse Lampard është i gatshëm për sfidën.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Cech; Belletti, Terry, Carvalho, Ivanovic; Mikel, Ballack, Cole; Lampard, Drogba, Anelka.
Epilogu
Kjo sfidë do të jetë shumë e vështirë me vetë faktin se Interi është i pamposhtshëm në shtëpi, dhe Chelseat do ti duhet një paraqitje fantastike në këtë sfidë, për të mposhtur një Inter kolosal në shtëpi. Ancelotti do të duhet të ketë kujdes nga Mourinho, pasi që ky i fundit mund të ja punoj një grackë italianit sikurse Leonardos, me taktikë defanzivo-ofanzive.
Një gjë është e sigurtë. Ose nuk do të kemi fare gola, ose do të kemi shumë. Nëse ndodhë një hapje në fillim të takimit do të presim një sfidë të zjarrtë. Sidoqoftë, sfida do të jetë e zjarrtë, dhe me rëndësi të madhe, si nga ana e nderit, ashtu dhe nga ana e triumfit.
Parshikimi im: Inter 2-0 Chelsea
Parashikimi i Safirit: Inter 2-1 Chelsea
Parashikimi i Mentorit: Inter 1-2 Chelsea
Çfarë mendoni për parashikimet tona? A do të përfundoj sfida sipas parashikimeve? Shkruani parashikimet tuaja, pasi që në debatin që organizohet pas ndeshjes Inter vs Chelsea do të përmenden vizitorët që e kanë parashikuar saktë këtë sfidë…
Arnolld Korenica & Safir Metbala, LajmeSport.com

Analizat e zgjeruara rreth Inter – Chelsea:
CL Debat: 5 Arsye pse Inter do ta mposht Chelsean
CL Debat: 5 Arsye pse Chelsea do ta mposht Interin
CL- Parashikim: Stuttgart – Barcelona
February 22, 2010

Koha: E martë, 23 Shkurt, ora 20:45
Vendi: Mercedes-Benz Arena, Stuttgart
Stuttgart pati një filim katastrofik të sezonit, por me ndërimin e trajnerit ata iu rrikthyen fitoreve, sa do të tregohet Stuttgart i fortë kundër klubit më të mirë europian mbetet të shihet nesër.
Stuttgart pret nesër ne Mercedes Benz Arena klubin më të mirë europian njëkohësisht dhe kampionin e fundit të Ligës së Kampionëve Barcelonën.
Barcelona është favorit absolute për këtë ndeshje, e them këtë sepse dihet se bombarduesi Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për këtë ndeshje.
Barcelona e këtij viti nuk është e njëjtë si e vitit të kaluar, por nuk është as shumë larg asaj. Tani të gjithë skuadrat e kanë mësuar lojën e Blaugranëve dhe që në fillim ata mbrohen me 11 lojtarë vetëm e vetëm të mos pranojnë gol.
Nëse Barcelona shënon e para në këtë ndeshje atëherë vaj halli për Stuttgartin.
Stuttgart
Mbrojtësi Boka është lënduar, dhë do të jetë jashtë fushave të blerta për rreth një muaj. Sami Khedira pushoi ndeshjen e kalur vetëm që të jetë i gatshëm kundër Barcelonës.
11 lojtarët startues të mundshëm: Lehmann; Celozzi, Tasci, Delpierre, Molinaro; Gebhart, Kuzmanovic, Trasch, Hleb; Cacau, Pogrebnyak.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
5-1 (Mysafir) Koeln (Bundesliga, 20 Shkurt)
3-1 (Vendas) Hamburg (Bundesliga, 13 Shkurt)
2-1 (Mysafir) Nuremburg (Bundesliga, 6 Shkurt)
4-1 (Vendas) Borussia Dortmund (Bundesliga, 31 Janar)
1-0 (Mysafir) Freiburg (Bundesliga, 22 Janar)
Barcelona
Dyshja Xavi dhe Daniel Alves do të jetë në dispozicionin e Guardioles por është zgjedhja e vet trajnerit që të fillojnë ata ndeshjen nga fillimi apo të futen si zëvendësues.
Dimitro Chygrynskiy do të munojë në këtë ndeshje.
Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm për këtë ndeshje. Eric Abidal dhe Seydou Keita nuk janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.
11 lojtarët startues të mundshëm: Valdes; Dani Alves, Puyol, Pique, Maxwell; Xavi, Toure, Iniesta; Messi, Ibrahimovic, Henry.
Forma në pesë ndeshjet e fundit
4-0 (Vendas) Racing Santander (La Liga, 20 Shkurt)
2-1 (Mysafir) Atletico Madrid (La Liga, 14 Shkurt)
2-1 (Vendas) Getafe (La Liga, 6 Shkurt)
1-0 (Mysafir) Sporting de Gijon (La Liga, 30 Janar)
3-0 (Mysafir) Valladolid (La Liga, 23 Janar)
Parashikimi im: Stuttgart 1 – 3 Barcelona
Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.
Safir Metbala, Lajmesport.com
Parashikim: Lyon – Real Madrid
February 15, 2010
LajmeSport.com nuk u mbetet borxh as galaktikëve. Real Madridi takohet nesër me Lyonin në Stade de Gerland, dhe parashikimi ynë vjen në kohën kur Reali po lufton për kualifikim në fazën tjetër…
Koha: E Martë, 16 Shkurt 2010, ora 20:45
Vendi: Stade de Gerland Lyon
1 garë, 1 titull, 1 shpresë
Lyoni nuk ka se çfarë të humb, duhet të spastroj nga rruga Real Madridin. Por aq lehtë thuhet, por vështirë se do të realizohet.
Lyoni po kalon nëpër formë të tmerrshme. Përpos se është eliminuar nga dy garat në rang vendor, Lyoni është tetë pikë larg Bordeaux në Ligue 1 të Francës. Liga e Kampionëve është gara e vetme e mbetur për francezët e Lyon.
Historia flet për Lyonin. Në dy takimet e mëparshme në Stade de Gerland Lyon triumfoi ndaj Madrilenëve.
Por, fajtor i formës së dobët sipas tifozëve është trajneri Claude Puel që po luan futboll defanziv, në një ekip me potencial ofanziv pas gjithë atyre investimeve gjatë verës.
Sulmuesi në top formë Jeremy Toulalan do të jetë rreziku i vetëm për madrilenët. Mbrojtja e Lyonit është katastrofale, dhe mesfusha duhet të ndal Ronaldon dhe Kakan nga masakrimi.

Lyon
Lyon 1-0 Lens
Toulouse 0-0 Lyon
Lyon 2-1 PSG
Lorient 1-0 Lyon
Monaco 2-1 Lyon
Claude Puel nuk do të mund të llogaris në Anthony Revelliere. Francois Clerc, Mathieu Bodmer dhe Cleber Anderson janë jashtë aksionit për shkak të lëndimeve, edhe pse asnjëri prej tyre nuk është startues.
Lisandro Lopez do të luaj nga fillimi.
Formacioni i mundshëm: Lloris; Reveillere, Cris, Boumsong, Cissokho; Toulalan, Kallstrom; Govou, Pjanic, Delgado; Lisandro
Do ta thejmë Tabun !
E pabesueshme por e vërtetë. Real Madridi që pesë vite me radhë nuk di për kualifikim në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve. Është vërtetë një statistike e mjerë.
Kjo do të ndryshohet pasi që Perez ka bërë investime të mëdha. Përkundër investimeve Reali nuk e ka lojën më të mirë, apo lojën më të dëshiruar. Sidoqoftë, është njëri prej kandidatëve serioz për finale të Ligës së Kampionëve.
Reali është dy pikë larg Barcelonës në La Liga.
Reali ka traditën, ka lojtarët, dhe është favorit absolute për sfidën.

Real Madrid
Xerez 0-3 Real Madrid
Real Madrid 3-0 Espanyol
Deportivo La Coruna 1-3 Real Madrid
Real Madrid 2-0 Malaga
Athletic Bilbao 1-0 Real Madrid
Benzema është në dyshim për rikthimin në vendlindje.
Manuel Pellegrini ka listë prej 19 lojtarësh pasi që do ti mungonë Jerzy Dudek, Metzelder, Guti, Van der Vaart dhe Pepe.
Formacioni i mundshem: Casillas; Ramos, Albiol, Garay, Arbeloa; Granero, L. Diarra, X. Alonso; Kaka, Ronaldo; Higuain
Epilogu
Forma katastrofale e Lyonit, dhe shkatërrimet e fundit të Realit, e bëjnë Realin favorit absolut të këtij takimi. Real Madrid ka treguar se mund të thej tabu, duke mposhtur një La Coruna në Riazor, terren në të cili Reali nuk kishte fituar që 19 vjet.
Parashikimi im: Lyon 0-2 Real Madrid
/LajmeSport.com
Parashikim: Milan – Manchester United
February 15, 2010

Gjithçka është gati. Njëri prej dueleve më inkandeshent të vitit është pranë zhvillimit, dhe ne, sjellim në mënyrë ekskluzive konkluzat tona për këtë supersfidë.
Koha: E Martë, 16 Shkurt 2010, ora 20:45
Stadiumi: San Siro, Milano
O sot o kurrë… !
Milani është duke kaluar formë të dobët. Humbja nga Interi ka lënë njolla në klubin kuq e zi që ishte pa fitore katër ndeshje, por të premtën është kthyer normaliteti.
Normaliteti është kthyer dhe me rikthimin e dy Aleksandrinjve, Nestës dhe Patos, që këtë sezonë janë treguar mëse krucial në ndeshjet e rosonerëve.
Ndeshja e nesërme për Milanin nuk do të jetë ndeshja më e lehtë. Ashtu siç tha Leonardo “ Ky është testi më i rëndësishëm i sezonit.” ashtu dhe do të jetë.
Takimi me Udinesen ka nxjerrë në pah shumë aspektë të asaj që quhet Ronaldinho. Ky njeri tregoi abnormalitetin me ato tri asistime të cilat salduan gjuhën e shumë kritikëve, madje dhe timen.
Milani mund ta fitoj këtë sfidë në San Siro, e atë dhe do ta bëj. Gjithë çfarë u duhet rosonerëve është të lëshojnë himnin e Ligës së Kampionëve dhe të shikojnë nën këtë melodi ndeshjen me Real Madridin.
Milanin do ta drejtoj deri tek fitorja njeriu që e përmenda më lart, professor.doktor. De Assis Ronaldinho. Ndoshta nuk është futbollisti më i mirë në botë, por ende shihet dëshira e flaktë e tij për të lënë gjurmë tek kundërshtarët e tij, për të treguar se kush është. Vlera e Ronaldinhos do të tregohet nesër, por…nuk duhet të jemi dhe aq të sigurtë, pasi që duhet të kujtojmë Maiconin e Interit dhe ndeshjen e 24 Janarit…

Milan:
12 Shkurt: Milan – Udineze 3-2 ( Fitore )
7 Shkurt: Bologna – Milan 0-0 ( Barazim )
31 Janar Milan – Livorno 1-1 ( Barazim )
27 Janar Milan – Udineze 0-1 ( Humbje , kupa e italis )
25 Janar Inter – Milan 2-0 ( Humbje )
Boriello mungon sepse është i lënduar kurse Pato është rikthyer.
David Beckham është në dyshim për të hyrë në lojë pasi që në analizat tjera kam cekur se nën taktikën aktuale të Leonardos ai do të mund të dështonte me Pirlon. Pos kësaj, Leonardo ka ma shumë besim te Gatusso që është në gjendje edhe të vdes para një makinerie në mesfushë që ka United.
Thiago Silva 99.99% do ta luaj.
Formacioni i mundshëm (4-3-3): Dida, Abate, Nesta, Thiago Silva, Favalli; Gattuso, Ambrosini, Pirlo; Pato, Huntelaar, Ronaldinho
United Ronaldon e largon, por zakonin se harron !
Pas largimit të Ronaldos nga Manchester United shumë njerëz nga kjo bota e madhe e futobllit kanë menduar se Ferguson sdo të kishte se me kë ta zëvëndësonte.
Është pikërisht Ferguson që meriton çdo kompliment. Ka arritur të rifunksionalizoj një ekip që në fillim vuajti për gola, por që sot ka golashënuesin më të mirë.
United, sigurisht se nuk është ai ekip si në epokën Ronaldo, por ende e ka atë fuqi në Ligën e Kampionëve siç e ka patur dhe më herët. Këtu shtohet fakti se United ka marrur pjesë në dy finalet e fundit të kësaj gare.
Në Premier Ligë mos të flasim. Në fillim pati rënie skuadra e kuqe, por më vonë është stabilizuar dhe sot nuk njeh kundërshtar.
Shtylla e suksesit është trashëgimtari i Ronaldos, Rooney. Rooney ka 26 gola në të gjitha garat, 5 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.

Manchester United:
10 Shkurt Aston Villa – Man Utd 1-1 ( Barazim )
6 shkurt Man Utd – Portsmouth 5-0 ( Fitore )
31 Janar Arsenal – Man Utd 1-3 ( Fitore )
27 Janar Man Utd – Man City 3-2 ( Fitore )
23 Janar Man Utd – Hull City 4-0 ( Fitore )
Për në Milano nuk kanë udhëtuar Vidic, Giggs dhe Anderson. Vidic spekulohet të ketë patur acarrime me Fergusonin, kurse Giggs është i lënduar në krah. Anderon poashtu pati acarrime me Fergusonin.
Ferdinand dhe Nani janë të gatshëm pasi që suspendimet e tyre janë në rang vendor.
Formacioni i mundshëm (4-5-1): Van der Sar, Rafael, Broën, Ferdinand, Evra; Fletcher, Scholes, Nani, Carrick, Valencia; Rooney
Epilogu i takimit:
Kjo sfidë është e paparashikueshme. Sidoqoftë, unë me kolegun tim kam marrur guxim që të japim një prognozë tonën sado që të mos jetë diçka definitive.
Takimi do të jetë i ngurtë por me raste shënimi. Milani do të sulmoj që nga fillimi, por as kësaj nuk i dihet. Mund të ndodh që Leonardo të mashtrohet nga Ferguson siç u mashtrua nga Mourinho. Ky i fundit vendosi tetë mbrojtës dhe Milani u paralizua.
Ndihmesë nesër do të jenë Thiago Silva dhe Nesta. Nëse këta luajnë mirë atëherë Milani do të mposht Unitedin. Ronaldinho poashtu duhet të jetë në disponim së bashku me Pirlon.
United do të luaj me kundërsulme, por do të tentoj të bëj presing në mesfushë. Ferguson do të përpiqet të detyroj lojtarët e tij që të bëjnë presionin në mesfushë dhe të diktojnë tempon. Nëse kjo ndodh, United do ta fitoj këtë sfidë.
Ekzistojnë disa variante, por duke parë traditën e Milanit, formën e Ronaldinhos dhe tempullin gjigandë, pranë 85 mijë shikuesve, skalën e Milanos San Siro, mendimi ynë definitiv është se Milani do ta fitoj sfidën e parë në San Siro. Kjo nuk do të thotë se do të kualifikohet…
Parashikimi im: Milan 2-1 Manchester United
Parashikimi i Mentorit: Milan 1-0 Manchester United
Për analiza më të detajizuara kërkoni tek hapësira për kërkime mbrenda ueb faqes, apo dhe nëse ka ndokush ndonjë kërkesë të veçantë le ta bëj atë në hapsirën për komente.
Pyetja jonë është – Cili është parashikimi juaj ? Parashikimet e qëlluara do të përmenden në raportin që do të jetë menjëherë në kohë reale pas ndeshjes.
Natyrisht, falenderojmë të gjithë ata që i kontribuojnë rritjes tonë si brend, dhe para së gjithash, begatoni artikujt tanë, ju përkulemi…
Arnolld Korenica & Mentor Vuçitërna, LajmeSport.com
Parashikim: Arsenal – Man.Utd
January 31, 2010
Vendi: Emirates Stadium
Koha: 31 Janar 2010, ora 17:00
Sot me fillim nga ora 17:00 zhvillohet super derbi i premier ligës angleze, derbi që mund të vendos titullin, Arsenal vs Manchester United.
Arsenal po kalon nëpër një formë të shkëlqyer. Arsenal është shumë pranë rivalëve në luftën për titull.
Gjithçka mund të varet nga kjo sfidë. Loja e Arsenalit bazohet në mesfushë por problemi kryesor qëndron në sulm.
Arsenali ka mundësi të hyjë në këtë sfidë pa sulmues.

Lojtari kryesor i Arsenalit pritet të jetë super mesfushori Cesc Fabregas që po kërkohet nga e tërë Europa. Vetëm zoti e di se çfarë do të mund të ndodhte me Arsenalin po të mos ishte ky njeri, prandaj ai do të jetë bartësi numër një.
Forma e Arsenalit
27 Janar Arsenal – Aston Villa 0-0
24 Janar Stoke City – Arsenal 1-3
20 Janar Arsenal – Bolton 4-2
17 Janar Bolton – Arsenal 0-2
9 Janar Arsenal – Everton 2-2
Emmanuel Eboue do të riktheht për këtë sfidë. Paraqitja e Sol Campbell do të varet shumë nga rikuperimi i Vermaelen që është i dyshimtë.
Arsenali nuk ka sulmues. Eduardo është i lënduar, kurse Bendtnder nuk është plotësisht i gatshëm. Vela është jashtë aksionit, kurse Van Persie mungon deri në fund të sezonit. Samir Nasri pritet të luaj nga fillimi.
Formacioni i mundshëm i Arsenalit: (4-5-1): Almunia, Campbell, Clichy, Gallas, Sagna, Nasri, Fabregas, Rosicky, Denilson, Arshavin, Bendtner.
Manchester United vjen në Emirates më i fortë se kurrë. Pas shkeljve të një pas njëshme tani duket se do ta ketë radhën Arsenali.
Manchester United ka aplikuar një lojë fantastike kohëve të fundit, lojë e cila i bën djajtë e kuq shumë shumë të frikshëm. Gjasat e Arsenalit ashtu si të United janë të barabarta por hyjnë me dallim në formë në këtë sfidë.

Sot, kandidati kryesor për lojtarin më të mirë të botës, Rooney, është dhe lojtari kyç i United sipas LajmeSport.com. Ky njeri ka shënuar 26 gola në të gjitha garat, 19 në Premier Ligë. Mbetet të shihet se sa do të arrij ta ndal Sol Campbell.
Forma e Manchester United
27 Janar Man.Utd – Man.City 3-1
23 Janar Man.Utd – Hull City 4-0
19 Janar Man.City – Man.Utd 2-1
16 Janar Man.Utd – Burnely 3-0
9 Janar Birmingham – Man.Utd 1-1
Manchester United nuk do të mund të llogaris në Rio Ferdinand që është i suspenduar me katër ndeshje. Vidic është rikthyer dhe do të luaj në këtë takim. Mungesa tjera nuk ka, përveç që Anderson është lënë jashtë kësaj sfide.
Formacioni i mundshëm i United:(4-2-2-2) Van der Saar, Vidic, Evans/Neville, Evra, Broën/Neville, Carrick, Scholes, Giggs, Nani, Valencia, Rooney.
Parashikimi im: Arsenal 1-2 Manchester United
Arnolld Korenica, LajmeSport.com





