Juventus planifikon shkëmbimin Melo = Van Persie
April 22, 2010
Raportet nga Italia sugjerojnë se Juventusi është duke planifikuar t’ia ofrojë Arsenalit mesfushorin Felipe Melo në shkëmbim të Robin van Persie.
Ekipi Italian është duke planifikuar rindërtimin e ekipet pas një sezoni dështues dhe holandezi është një nga top transferimet e menduara. Sipas Daily Mirror, ata besojnë se Felipe Melo mjafton për bindjen e Wenger.
Melo ishte shënjestra e Arsenalit verën e kaluar, por vendosi të kalonte tek Zonja e Vjetër nga Fiorentina. Por pas një sezoni të vështirë, Juve mund të përgatis një largim të 26-vjeçarit.
Për më shumë, Wenger kishte deklaruar muajin e kaluar duke thënë se ata ende mendojnë se ai është lojtar i talentuar.
Buffon mund të përfshihet si pjesë e kontratës duke parë që Arsenalit i nevojitet një portier i mirë, edhe pse Italiani nuk ka deklaruar mbi një largim.
/LajmeSport.com
Shorti i Champions League LIVE
December 18, 2009
SHIKONI LIVE NE LAJMESPORT SHORTIN E UEFA CHAMPIONS LEAGUE TANI !!!
Dhe keshtu mbaron ketu shorti i Liges se Kampioneve…qendroni me ne per deklaratat e para…
Dhe David Beckham takohet me ish klubin e tij Manchester United
Milan vs Manchester United
Porto – Arsenal portugezet do te ndeshen me te rinjt e Wenger
Real Madrid – Lyon 9 here kampioni takohet me francezet e Lyon
CSKA MOSKA – Sevilla ruset do te kene pune me spanjollet
Bayern Munchen vs Fiorentina dueli gjermano Italian…
Inter takohet me Chelsean Inter vs Chelsea dueli me dritherues deri tani
Bordeaux vs Olympiacos
Barcelona eshte terhequr me Stuttgartin – Barcelona – Stuttgart
Pas shpjegimit te regullave, tani do te nis dhe terheqja e shortit…
Vërejtje: Për të mësuar më të rejat nga shorti qdo 30-60 sekonda bëjini shfletuesit tuaj ( browserit ) reload ose refresh…
Komentim LIVE Milan vs. Inter 0-4
August 29, 2009
Minuta 90:
Një pozitë jashtë loje për Huntelaar. Përfundon ndeshja pa lojë shtesë. Milan turpërohet midis San Siros. 4-0 për Inter. Mirëmetshi.
Minuta 87:
Interi tani është duke zhagitur lojën. Palët presin fundin e ndeshjes. Godet Huntelaar. Pret portieri.
Minuta 84:
Tempo e lojës nuk po ndryshon. Milan humbet topa, Inter kontrollon lojën.
Minuta 81:
Chivu ndërhyn ashpër në Paton. Karton i verdhë.
Minuta 79:
Godet Muntari… Jashtë portës. Largohet Milito, futet Balloteli.
Minuta 78:
Fillon braktisja e tribunave nga ana e tifoyëve të Milanit. Në anën tjetër inter ka iniciativë. Stakoviccc.. Pret portieri, por ishte edhe pozitë jashtë loje.
Minuta 76:
15 minuta deri në fund. Godet Etoo… Ufff shum afër portës.
Minuta 73:
Milano mer iniciativë, por nuk ia vlen..Futet Vieira largohet Sneijder.
Minuta 70:
Godet Huntelaar.. Pret Cesar.
Minuta 67:
Goditje nga Stankovic. GOOOOOOOOOOOOOLLL. Gol bravoroz nga Stankovic.
Minuta 66:
Ronaldinho del nga loja, inkuadrohet Huntelaar.
Minuta 63:
Kroson Maicon. gjuan eto dhe…. Gooollllll. apo jo ishte pozitë jashtë loje.
Minuta 61:
Pato kroson në zonë. Nuk gjendet askush. Godet Etoo në anën tjetër. Bllokohet.
Minuta 59:
Sedorf depërton. Pason ulët dheee. Nuk gjendet askush aty.
Minuta 55:
Godet Sneijder. Jashtë portës. Inter po kërkon Gol tjetër.
Minuta 53:
Goditje nga Maicon. Jashtë portës.
Minuta 50:
Akoma nuk ka rast në 5 minutat e para të pjesës së dytë.
Minuta 48:
Lojë më e ftohtë në këtë fillim të pjesës së dytë.
Pjesa e dytë:
Fillon pjesa e dytë. Loja pritet të jetë akoma më e hapur.
Minuta 45 + 3:
Përfundon pjesa e parë me epërsi të thellë prej 3 me 0.
Minuta 45 + 2:
Tregohen 3 minuta shtesë. Jemi në fund të pjesës së parë.
Minuta 45 + 1:
Maicon në zonë. Gjuan dheeee. 3 me 0. E pabesueshme. Inter po shkel Milanin.
Minuta 44:
Maicon tenton të godet. Bllokohet nga mbrojtja. Korner për Interin. Gjuan Lucio dheeeeeeee. Pret portieri.
Minuta 42:
Tani mundohet Milan të bëj dic. Goditje nga këndi për Milanon.
Minuta 40:
Por, nuk arrin të largohet, pasi që merr kartonin e dytë. Karton i kuq për Gattuson. Milani nuk i ka punët aspak mirë.
Minuta 38:
Gattuso kërkon të largohet nga ndeshja. Nuk kuptojmë a është lodhje apo çfarë. Nxehet Sedorf.
Minuta 36:
Milito ekzekuton penalltinë. Gjuan dheeeeeeeeeeeeee. GOOOOOOOOOOOOOOOOLLLLLLLLLLLL. 2 me 0.
Minuta 35:
Etoo pengohet në zonë nga Gattuso. Penallti. Karton i verdhë.
Minuta 34:
Samuel ndëshkohet me karton të verdhë.
Minuta 31:
Tani Interi luan më qetë, dhe e ka lojën në kontroll.
Minuta 29:
Milito në zonë. Gjen Mottan.. Dhe… GOOOOOOOOOLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLLL 1 me 0 për Interin.
Minuta 28:
Tani është Inter që ka një iniciativë të lehtë në fushë.
Minuta 26:
Faul në Etoo nga Ronaldinho. Goditje e lirë.
Minuta 24:
Skuadrat po mundohen të marrin lojën në dorë herë njëra e herë tjetra. Nuk ka ndonjë rast që ia len të përmendet. Korner për Interin.
Minuta 22:
Goditje e lirë për Interin. Distanca 32 m. Gjuan Sneijder.. Drejt e në barikadë.
Minuta 20:
Krosim në zonë nga Zambrota. Godet Flamini. Lartë.
Minuta 17:
Goditje nga këndi për Milanon. Kroson Pirlo. Pastrohet topi nga mbrojtja.
Minuta 16:
Milani merr një iniciativë të lehtë në fushë. Megjithatë nuk ka ndonjë rast konkret nga asnjëra palë.
Minuta 14:
Pato depërton bukur. Pason për Ronaldinhon.. dheee. Larg, larg portës. Duket se u pengua nga Stankovic.
Minuta 12:
Topi vazhdon të qarkullojë nëpër fushë, herë nga njëra anë herë nga ana tjetër.
Minuta 10:
Një lëshim nga Samuel në mbrojtje. Pato bëhet gati për të goditur.. Mbulohet nga mbrojtja.
Minuta 8:
Depërton bukur Flamini. dheee. pret portieri, goditje e plogësht.
Minuta 7:
Vjen tentativa e parë nga Sneijder, por pret portieri shumë bukur. Në anën tjetër ndëshkohet Flamini.
Minuta 5:
Topi është në qarkullim në mesfushë, lojtarët duan të nxehen.
Fillimi i ndeshjes:
Ndeshja fillon mirë dhe e ekuibluar. Një gjuajtje nga Milito, por larg, larg portës.
Këtu sic jeni informuar do të keni komentim LIVE të superderbit Italian midis Milanit dhe Interit.
Komentimi LIVE: Man.Utd 2 vs 1 Arsenal
August 29, 2009
MBARON NDESHJA MANCHESTER UNITED 2-1 ARSENAL
PASSON RAPORTI I PLOTE NGA DARDAN HASKU
Minuta 90+5:
Wenger merr karton te kuq dhe dergohet ne tribuna per shkak te protestave.
Minuta 90+4:
Gooooooooooool! Apo jo, anulohet goli i Van Persiet, ne offside Gallas.
Minuta 90+1:
Nani fillon kundersulem nga i cili nuk perfiton Berbatov i cili nuk shenon nga nje afersi e madhe.
Minuta 90:
+5 Minuta loje shtese… Nese United ruan epersine atehere do ngritet ne poziten e 3.
Minuta 87:
Berbatov fiton korner nga i cili nuk fiton asgje.
Minuta 85:
Nje harkim i Eduardos perfundon ne nje rruge pakthim! Arsenali nuk ka me kohe…
Minuta 84:
Korner per Arsenalin, Vermaelen nuk e gjen aske, ne nderkohe ne loje hyn Berbatov, ne vend te veteranit Ryan Giggs.
Minuta 81:
Goditje nga Clichy nga 30 metra, katastrofale, gjyshi do ta gjuante me mire.
Minuta 79:
Arshavin lendohet lehte. Korner per Arsenalin.
Minuta 76:
Eduardo hyn ne loje ne vend te Denilson. Duket se Wenger deshiron ose fitore ose humbje, tani rrezikon me 4 sulmues.
Minuta 74:
Ndeshkohet Sagna per protese, dhe keshtu behet lojtari i nente i takimit qe zverdhet. Padyshim festival kartonesh. Arsenal ne rrezik, ka gjashte kartona te verdhe.
Minuta 73:
Ndryshime ne formacionin e Wenger, tani luan 4-3-3
Minuta 70:
Eboue ndeshkohet per simulim, ishte ky aksioni i fundit i tij, pasi qe eshte zevendesuar nga Bendter.
Minuta 69:
Goditje nga 17 metra e Evras, perfundon ne duar e Almunias i cili e qeteson situaten para portes se tij.
Minuta 68:
Situata eshte tensionuar ne Old Traffor, Rooney i emocionuar godet, por ne publik…
Minuta 65:
Gooooooooooooooooooooooool ! nje harkim nga Giggs nga goditja e lire, e gjen Abou Diabyn i cili shenon ne porten e tij. Dhurate shume e mire per United. 2-1.
Minuta 61:
Ndeshkohen Brown per nderhryje ne Diabyn, poashtu dhe Rooney ndeshkohet per protestim dhe goditje prapa shpines se Diabyt.
Minuta 60:
GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOL ! Rooney konverton penaltine ne gol, per ta barazuar keshtu rezultatin dhe per ta derguar portierin Almunia ne publik !!
Minuta 58:
PENALTI! Wayne Rooney rrezohet ne zone nga Almunia. Rast i mire per United qe ta barazoje rezultatin
Minuta 57:
Nje pasim i Diabyt i cili nuk e gjen askend, dhe topin e tij mbrenda zones 16 e debon Evra.
Minuta 55:
Nga nje korner i fituar nga Clichy, harkimi i Eboues nuk e gjen dot Sagnan.
Minuta 51:
Arsenal dominon fillimin e pjeses se dyte.
Minuta e 50:
Nje superharkim i Clichy ne thellesi te zones se Man.U e gjen te lire Ebouen 7 metra larg portes i cili nuk arrin as te godet e as ta ndal topin, ai i shkon nder kembe….
Minuta 48:
Rast teper i mire per Arsenalin, harkim i Arshavin me te majten, nga e cila perfiton Van Persie goditjen e te cilit e ndal Foster ne menyer bravoroze.
Fillon pjesa e dyte, nuk ka ndryshime ne formacionet…
MBARON PJESA E PARE
Arsenal nuk eshte mposhtur ne 68 ndeshje sa ishin duke avancuar ne pjesen e pare.
Minuta 45 +1:
Van Persie ndeshkohet per nderhyrje ndaj Rooneyt, i cili egzekuton shpejt por ne ” murin e gjalle ”
Minuta 45:
Rast shume i mire per Vidic, pas harkimit te Evras, por Vidic pse nuk godite nga mesfusha, goditja ishte shume e larget.
Minuta 44:
Song nderhyn ne Nanin, i cili egzekuton shpejt , harkim te cilin e ndali Gallas per kornerin e ralles per Man.Utd
Minuta 42:
Qetesi frikesuese e tifozeve vendas ne Old Trafford.
MInuta 40:
GOOOOOOOOOOL …. Qfar goditje maestrale nga Rusi Arshavin, thjeshte goditje fenomenale naga me se 25 metra, per ta fotografuar
Foster i cili nuk pati shanca.
Minuta 39:
Depertim perseri i Van Persiet i cili i shmanget per here te dyt Vidicit, por goditja e tij u bllokua nga evra duke e derguar topin ne tribunat e nikoqireve.
Minuta 37:
Top i Carrick ne zone, nje top i cili devijohet nga Gallas i cili e dergon ate te Almunia.
Minuta 35:
Nderhyrje e ashper e Evras ndaj Sagnas i cili ndeshkohet pas 35 minutave loje. Padyshim loje e ashper.
Minuta 33:
Van Perise deri tani ne PL ka 3 assistime, me shume se qdo njeri ne premier lige.
Minuta 30:
Nderhyrje e ashper nga Gallas ne Evran jashte zone 16 metra, goditje e lire, te cilen e ekzekuton forte Rooney, por fluturon ne Himalaje.Gallas eshte ndeshkuar me karton te verdhe.
Minuta 28:
Nje top i gjate nga Eboue situate 3 me 2, dhe debohet topi jashte zones 16.
Minuta 27:
Eduardo ne banekn rezerve? Nuk dihen shkaqet por ndoshta simulimi ndaj Celtic
Minuta 25 :
Rasti me i mire deri tani per Arsenalin. Nje depertim ne zone i Van Perseit i cili shmang Vidic, dhe me pas godet, por qfare kur aty gjendet Evra per ta bllokuar goditjen.
Minuta 24:
Song ndeshkohet me karton te verdhe, pas nderhyrjes brutale ndaj Valencias.
Minuta 22:
Arshavin godet fuqishem , pret i riu Foster
Minuta 21:
Fitorja e fundit e Arsenalit ne Old Trafford ishte ne shtator te 2006 me rezultat 1 me 0.
Minuta 20:
Tempo e larte , por deri tani asnje goditje neper kornizat e portave respektive…skuadrat po flejn ende…
Minuta 19:
Goditje e lire , e ekzekuton Van Persie, por ky i fundit nuk e gjen aske…
Minuta 18:
Arsenal humbjen e fundit nga Arsenali e pesoi ne kete stadium me rezultat 3:0.
Minuta 16 :
Nani deperton ne zone , harkim i Giggs…debohet topi.
Minuta 15:
Atmosfera ne Old Trafford eshte fantastike…Tempo e lart e lojes…
Minuta 12
Goditje nga kendi per Arsenalin, Wes Brown sqaron qdo gje.
Minuta 6
Goditja e Arshavin bllokohet nga Foster, perderisa dhe ne tentimin e dyt Arshavin deshton.
Minuta 4
Tempo, relativisht e larte e lojes…
Minuta 2
Eboue ka goditjen e pare e cila fluturon large jashte portes….
Takimi Filloi
Pas pak qastesh do filloj takimi derbi i javes se katert ne premier ligen angleze Man.Utd Arsenal.
Komentim Live, Barcelona vs. Shakhtar, 1-0
August 28, 2009
30+1:
Gjyqtari jep vërshëllimën e fundit. Barcelona është skuadra fituese e superkupës së Evropës, dhe merr trofeun e pestë këtë vit.
Minuta 30:
Kobin gjaun nga larg. Provon Parabol. dheeeeeeeeeeeeeeeeee. perpak përfundon valdez në portë bashkë me topin. +1 minute shtese.
Minuta 28:
Barcelona mban topin në posedim, kurse filloi festa në tribuna.
Minuta 25:
Messi pason për Rodriguez. Gjuan dhe GOOOOOOOOOOAAAAAAAAAAAAAAL 1 me 0
Minuta 24:
Kobin hyn në zonë. dheeeeeeeeeeeeee. Nuk arrin. Në anën tjetër Messi godet. Dheeeeeeeeeeeeee. Pret portieri, duke i thënë jo për të satën herë.
Minuta 21:
Seç ra tempo e lojës. Lojë e ftohtë në këto momente.Vjen goditje nga Messi jashte portes.
Minuta 19:
Pedro Rodriguez nga afersia e portës. Dheeeeeeee. Largon Srna topin nga porta
Minuta 18:
Pedro ndëshkohet për simulim. Zverdhja e pare per Pedron ne karrieren e tij ne ndeshjet nderkombetare.
Pjesa e dytë shtesë:
Shakhtari ka në pronësi i pari topin. Fillon pjesa e dytë.
Minuta 15+1:
Goditje nga këndi. Ekzekutohet, por prapë rivënie tjtër. Messi krohoson. Largohet topi. Përfundon pjesa e parë shtesë.
Minuta 15:
Ra pak tempo e lojës. Tani janë sekondat e fundit
Minuta 12:
Depërtim i bukur i Bojan. Godet dheeee. Pret portieri me këmbë. Loja u ngjall tepër.Vjen edhe goditje nga Alves por jashte portes.
Minuta 11:
Inkuadrohet Busquets, largohet Toure. I bën të 3 ndërrimet Barca.
Minuta 9:
Goditje nga Agaobaaaaaa. Dheeeeeeee. Pret Valdez.. Goditja e parë e rrezikshme nga Shakhtar, dhe pikërisht nga i inkuadruari.
Minuta 8:
Është Shakhtari që po mundohet të bëjë sulme dhe të shfaqet i rrezikshëm, por nuk ka rast që ia vlen të ceket.
Minuta 6:
Largohet Henry nga loja, inkuadrohet Krkic
Minuta 5:
Asgjë sa i përket lojës. Akoma asnjë rast konkret
Minuta 3:
Messi pason për Rodriguez. Ky i fundit kalon një lojtar. Gjen Henryn Dheeeeeeee… top i lehtë tek portieri.
Loja shtese ( EXTRA TIME )
Minuta 90+3:
Messi merr karton të verdhë. Përfundon ndeshja.
Minuta 90+2:
Messi depërton bukur, kalon shumë lojtarë… Pastrohet në fund. Tani nxehet gjaku midis lojtarëve në fushë, priten ndëshkime.
Minuta 90+1:
Faul për Shakhtar, krosim në zonë… Largohet topi.
Minuta 90:
Top i rrezikshëm në zonën e Shakhtar, por asgjë konkrete, jemi në përfundim. +3 minuta loje shtese
Minuta 89:
Barcelona pretendon përsëri për prekje me dorë. Faul për Shkakhtar në anën tjetër.
Minuta 86:
Ekzekutohet goditja. Henry gjuan dhe.. Pret portieri.Kane mbetur edhe kater minuta
Minuta 85:
Faul në Henry, që ekzekutohet shpejtë. Godet Messi dhe.. Devijim nga një mbrojtës. Goditje nga këndi.
Minuta 84:
Tani Shkahtari po mundohet të bëjë diç. Posedim i bukur. Goditje nga Kobin.. Jasht portes.
Minuta 82:
Tenton Messi përsëri.. Dhe.. Uffff pret portieri.
Minuta 81:
Largohet Ibrahimovic, inkuadrohet Pedro Rodriguez
Minuta 80:
Tani mban pak topin Shakhtar në pronësi. Merr topin Barca. Pengohet Ibra………… Nuk ka penallti. Ndërrim në radhët e Shkahtar, hyjnë në fushë Kobil dhe Jadson, largohet Fernandinho dhe Gaj.
Minuta 75:
Godet Ibra… Drejt portës, por goditje shumë e plogësht.
Minuta 74:
Më në fund vjen goditje nga Messi. Dheeeeeeeeeeee. Pret portieri. Përsëri shpëton portieri skuadrën.
Minuta 73:
Përsëritet ajo që u përsërit gjithmonë në lojë: Topi hyn në zonë, dhe në fund largon mbrojtja e Shakhtar. E thjeshtë kjo, apo?
Minuta 71:
Henry përpak të arrijë të bëj një gjuajtje akrobatike me gërshetë, por topi nuk arrihet. Ritmi i lojës po rritet, dhe Barcelona po mundohet të shfaq atraktivitet.
Minuta 68:
Blla, blla, blla. Loja është njësoj sikur mësuesi kur na jep detyrë që të shkruajmë fjalinë e njejtë 100 herë.
Minuta 65:
Faul në Messi. Srna ndëshkohet me karton të verdhë.
Minuta 64:
Publikun duket se do e zë gjumi me këtë lojë. Kjo lojë nuk i ngjan aspak një finale të superkuës Evropiane.
Minuta 62:
Vetëm nga një goditje të dyja skuadrat drejt portës. Përalla vazhdon me: Na ishte një Barcelonë që sulmon, dhe një Shakhtar që mbrohet mirë.
Minuta 59:
Sulm për Shakhtar, por nuk kryhet si duhet. Në anën tjetër Barcelona vazhdon të mbulohet nga mbrojtja e Shakhtar.
Minuta 55:
Faul në Ibrahimovic. Ndërhyrje e rrezikshme. Ekzekuton Xavi por topi largohet. Rast për Ibrahimovic.. DHeee.. Goditje shumë e gabuar.
Minuta 53:
Goditje e lirë e Barcelonës. Ekzekuton Dani Alevs… Bien 3 aeroplanë nga qielli, top shumë i lartë.
Minuta 52:
Lojë e bukur e Barcelonës në mesfushë. Kalon Messi 4 lojtarë…. Por, sa ia vlen, kur në fund pastrohet topi.
Minuta 50:
Lojë shumë e zbehtë. Siç duket, Barcelona duhet vetëm të shpresojë në shpërqëndrim të vogël të mbrojtjes së Shakhtar.
Pjesa e dytë
Vazhdon loja në tempo të njejtë. 2 goditje nga këndi në një minutë për Barcelonën. 8-0 në goditje nga këndi, por sa vlen kjo kur rezultati është 0-0.
Minuta 45+1:
Godet Messi, devijohet. Lojtarët e Barcelonës pretendojnë Penallti por gjyqtari tregon vetëm goditje nga këndi. 1 minutë lojë shtesë.
Përfundon Pjesa e parë 0-0.
Minuta 44:
Depërtim i Luis Adrianos, por mbulohet nga mbrojtja e Barcës i vetëm. Tani goditje e lirë për Barcën, në pozitë shumë të mirë.
Minuta 42:
Edhe 3 minuta deri në përfundim të pjesës së parë pa kohë shtesë. Sulmi i Barcës mbulohet mjaft mirë nga Shakhtari që po luan lojë shumë të mbyllur. Rasti i vetëm që përmendet akoma është goditja në minutën 33 nga Messi. Merr pak Shakhtari topin në pronësi, asgjë konkrete.
Minuta 40:
Tjetër goditje nga këndi për Barcelonën. Pritet ekzekutimi i saj nga Messi. Kroson në zonë, topi largohet, rikthehet tek Messi. Krosim përsëri. PËR PAK nuk arrin topi te bashkëlojtarët.
Minuta 38:
221 Pasime për Barcelonën, 76 për Shakhtar. Goditje nga këndi për Barcelonën. Asgjë nuk ndryshon.
Minuta 36:
Vazhdon loja në kahje të njejtë që nuk e ka ndërmend të ndryshojë. Mbrojtje fenomenale nga Shakhtar.
Minuta 33:
Vjen goditja e parë në drejtim të portës. Gjuan Mesi. Dheeee. Pret portieri.
Minuta 32:
Messi gjen shumë bukur Ibrahimovic. Depërton Suedezi i lirë. Pas për Messi, por intervenon mbrojtja në momentet e fundit.
Minuta 30:
Vazhdon të jetë një Barcelonë që ka topin në pronësi dhe një Shakhtar që mbahet shumë mirë e që nuk lejon hapësirë.
Minuta 28:
Skemë e njejtë që si duket nuk e ka ndërmend të ndryshojë. Depërtim i bukur i Abidal, por pastrohet topi në fund.
Minuta 25:
75% të posedimit të topit e ka Barcelona, 25% Shakhtar. Vjen një kros tjetër në zonë nga ana e majtë për skuadrën e Barcës, por përsëri largohet topi nga zona.
Minuta 23:
Tempo e lojës nuk ndryshon. Vjen një goditje e Keitas, por goditje e dobët që nuk sjell asgjë të re.
Minuta 21:
Të dyja skuadrat humbasin nga një top. Lojë relativisht e dobët, por janë akoma 21 minutat e para. Nuk ka asnjë rast konkret.
Minuta 19:
Akoma skemë e njejtë. Barcelona nuk po gjen hapësira në mbrojtje, Shakhtari mundohet të arrij diç me ndonjë kundërsulm eventual. Të dyja anët po mbahen shumë mirë.
Minuta 17:
Tani mundohet Shakhtari të merr lojën në kontroll. Vjen një sulm topi pastrohet, rivënie anësore.
Minuta 14:
Vazhdon Barcelona me tentimet, por duket se mbrojtja e Shakhtar ka marrë lekcione shumë të mira nga kryetrajneri i tyre.
Minuta 12:
Lojë e mirë nga Barcelona, që po mundohet të sulmojë, por nuk po gjen koridore të lira në mbrojtjen e Shakhtar.
Minuta 10:
Përsëri tenton të sulmojë Barcelona, mirëpo nuk ka ndonjë sulm që vlen të përmendet. Shkakhtar po mbahet mirë.
Minuta 8:
Barcelona mban topin në posedim, bën pasime të bukura, dhe merr paksa lojën nën kontroll. Vjen tentativa nga Henry, por pak mbi portë. Goditje e bukur nga Francezi.
Minuta 6:
Messi depërton në krahun e djathtë, topi kapet nga portieri. Në anën tjetër vjen tentativa e parë nga Shakhtari, por larg, larg portës.
Minuta 4:
Rivënie anësore për Barcelonën, Henry depërtonë në zonë, por largohet rreziku nga mbrojtja. Loja akoma në ekuilibiër.
Minuta 1:
Topi i parë i takon skuadrës së Barcelonës. Vërehet që në fillim një ekuilibër dhe një lojë e përqendruar në mesfushë. Vetëm Shakhtari kishte një pozitë jashtë loje.
Siç u informuat, ketu do komentojme LIVE ndeshjen Barcelona vs. Shakhtar ne kuader te Superkupes Evropiane.
![robin-van-persie[1]](http://www.lajmesport.com/wp-content/uploads/2009/10/robin-van-persie1.jpg)

