Krkic sakrifikohet për David Villan?

March 12, 2010

Sipas Cadena Ser, Barcelona mund ta përdorë si karrem për ta transferuar David Villan në Camp Nou.

Krkic, i cili nuk ishte në formën më të mirë këtë sezon, ka qenë i lidhur me një largim këtë verë.

Real Zaragoza është e interesuar, por Barcelona mendon ta sakrifikojë 19-vjeçarin në bazë të ofertës luksoze me Los Che.

Edhe pse nuk kishte shfaqur formë impresionuese, raportet spanjolle pranojnë se disa ekipe të njohura europiane janë të interesuara për Krkic.

Përveç kësaj ,mediat lokale në Barcelona deklaruan se Krkic ishte i lidhur me një kalim në Bayern Munich si pjesë e kontratës së transferimit të francezit, Ribery.

/LajmeSport.com

Fabregas dhe Silva dëshirat e madrilenëve

March 11, 2010

Pas eliminimit turpërues nga Liga e Kampionëve, tifozët e Real Madridit kanë shprehur dëshirat e tyre të preferuara në një sondazh të përditshmes madrilene Marca.

Spekulimet për transferimet e Riberys, Villas, Jesus Navasit dhe shumë të tjerëve janë përfolur shumë kohëve të fundit dhe tani duket se ekziston një pasqyrë e qartë.

Është befasues mos interesimi i tifozëve për David Villën apo Franck Riberyn, por në vend të tyre në krye janë Fabregas dhe David Silva i Barcelonës.

Rezultatet komplete të Marcas:

Cesc Fabregas (Arsenal): 21.8%
Jesus Navas (Sevilla): 15.5%
David Villa (Valencia): 11.2%
Ëayne Rooney (Manchester United): 15.7%
Franck Ribery (Bayern Munich): 9.3%
David Silva (Valencia): 26.6%

Çfarë mendoni ju, kë duhet të transferoj Real Madridi verën e këtij viti ?

/LajmeSport.com

Reali kërkon Mourinhon

March 11, 2010

Jose Mourinho nuk do të puth më logon e Interit, pasi që Real Madridi ka filluar të interesohet për shërbimet e portugezit.

Florentino Perez ka alarmuar të gjithë drejtuesit e klubit pas eliminimit turpërues nga Liga e Kampionëve, dhe ai është gati të vazhdoj gjahun për Mourinhon.

Ne listen e Perez jane edhe Arsene Ëenger dhe Carlo Ancelotti.

Sky Sport Italia raporton se mundësia që Mourinho të kaloj në Real Madrid janë të mëdha, pasi që agjenti i Mourinhos Jorge Mendes është edhe agjent i Cristiano Ronaldos…

A mendoni se Pellegrini duhet të sharkohet dhe nëse po, kush duhet të jetë pasuesi i tij ?

/LajmeSport.com

Kaka kërkon falje

March 11, 2010

Pas eliminimit të Real Madridit nga Lyoni, Kaka ka kërkuar falje për këtë turpërim.

“ Është një goditje e rëndë kjo për Realin.”

“ Gjëja e vetme që mund të bëjmë është ti kërkojmë tifozëve falje. Të gjithë donim të luanim finalen në Bernabeu. Dhe ne nuk e arritëm.”

“ Unë kam arritur të tejkaloj shumë momente të vështira në karrierën time. Edhe ky moment do të kalohet së bashku.”

“ Ne krijuam shumë raste shënimi, por nuk i shfrytëzuam. “

“ Në Ligën e Kampionëve kjo ju kushton.”

“ Nuk u hidhërova pse u zëvëndësova, por për shkak të rezultatit.”

“ Unë u zëvëndësova nga Rauli, që ka shumë eksperincë shënimi.” Përfundoi Kaka.

/LajmeSport.com

Pellegrini: Unë kam faj

March 10, 2010

Dështimi i gjashtë me rallë i Real Madridit në të njëjtën fazë e ka prekur thellë Manuelle Pellegrinin duke marrë personalisht përgjegjësinë për eliminimin.

“ Finalja ishte synimi ynë, dhe për këtë asye eliminimi dhemb. “

“ Unë mbaj përgjegjësinë për eliminimin, por ne duhet të këndellemi dhe të vazhdojmë të punojmë në La Liga.”

“ E ardhmja ime varet nga drejtuesit e klubit, dhe gjëja e vetme që mund të bëj është të vazhdoj të punoj si përpara. Është një goditje e rëndë por duhet të vazhdojmë më tutje.”

Guti tha pas ndeshjes se nëse Reali duhet të luaj më shumë individualisht për të arritur sukses kurse Pellegrini ishte skeptic:

“ Secili ka mendimin e tij. Ne patëm një pjesë të parë të madhe, por në të dytën… Në të dytën e lamë Lyonin të hapej dhe ja kemi lehtësuar gjërat. “ Tha duke qajtur Pellegrini për AS pas ndeshjes.

/LajmeSport.com

Sacchi: Ibrahimovic dështim, Reali kampion

March 10, 2010

Ish super strategu italian Arrigo Sacchi ka vënë në pah çështjet më pikante të kampionatit spanjoll, duke dhënë komente kontraverse për transferimin më të shtrenjtë të Barcelonës në histori.

“ Barcelona bëri gabim që e transferoi Ibrën. Ai është lojtar fantastik individualisht, por ai nuk luan mirë në ekip. Stili i lojës së tij është të jetë i vetmuar.”

“ Unë i kam thënë Guardiolës se ai ka transferuar lojtarin më të mirë në botë sepse ai kishte gjithçka – aftësi për të shënuar, fuqi, talent por ai ka probleme. Unë shpresoj se ai do ti shmang ato. Tani për tani po vuan, por për 15 ditë mund të bëhet më mirë. Mund të bëhet fantastike.”

Për Realin, Sacchi tha:

“ Nëse Reali mposht Lyonin, Real Madridi do të shkojë deri në finale të Champions League.” Përmbylli Sacchi.

/LajmeSport.com

Oliver: Vetëm Mourinho dhe Capello duhet të fitojnë më shumë se Guardiola

March 10, 2010

Në komentet e raportuara nga AS, drejtori gjeneral i Barcelonës, Joan Olive ka deklaruar se Pep Guardiola është trajneri më i mirë në botë, dhe duke thënë se Fabio Capello dhe Jose Mourinho janë të vetmit që mund të krahasohen me Guardiolën.

“ Pep duhet të fitoj më shumë. Pas Mourinhos dhe Capellos, ai ka treguar se është më i miri në botë, dhe se ai duhet të fitoj si ata dy.”

Guardiola është në pritje të rinovimit të kontratës që skadon në qershor.

/LajmeSport.com

Cicinho: Te Reali isha i burgosur

March 9, 2010

Mbrojtësi i Sao Paolos Cicinho ka pranuar në një intervistë të jashtëzakonshme se ai është ndjerë tek klubi mbretëror Real Madrid si një i burgosur, duke thënë se ishte atmosfera në klub ajo që e bëri të mos pendohet kurrë që është larguar.

“ Kur kalova nga Real Madridi në Romë, unë jam ndjerë i lirë. Unë isha i burgosur atje. Ambienti te Real Madridi ishte vërtetë i keq.”

Cicinho që ju bashkua merengezëve nga Sao Paolo më 2007, aktualisht është duke e shijuar pjesën e mbetur të huazimit, dhe kritikoi sulmuesin legjendar Raulin.

“ Raul ishte drita e gazetarëve, ai i tregonte reporterëve se çfarë flitej në zhveshtore. Pasi që u larguan Roberto Carlos dhe Ronaldo, ata e humbën forcën e tyre.”

Përfundimisht ai goditi në shenjë kur ishte pyetja për Kaka-n.

“ Tek Real Madridi ekziston tendenca për përulje. Shikoni se si po e kritikojnë Kakan, lojtarin më të mirë në botë.” Përfundoi Cicinho.

/LajmeSport.com

Alvesh: Reali nuk është lider

March 9, 2010

Daniel Alvesh, njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë, ka thënë sot në një konferencë për shtyp se ai nuk e ndjen që Reali është lider.

“ Nuk e konsideroj Real Madridin lider, sepse ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu nuk është luajtur ende.”

“ Pa kurfarë dyshimi Barcelona është favorit. Nëse Reali do të jetë kampion, atëherë atë duhet ta dëshmoj.” tha Alvesh duke i quajtur normale festimet e Realit për fitoren ndaj Sevillës.

/LajmeSport.com

Higuain: E ëndërroj triumfin në CL

March 9, 2010

Me Karim Benzeman të lënduar, Gonzalo Higuain do të jetë forca e vetme ofanzive e Real Madridit për takimin krucial ndaj Lyonit e që zhvillohet nesër në Santiago Bernabeu.

“ Është ndeshje vitale për ne dhe unë shpresoj se ne do të mund të kemi paraqitje të njëjtë ashtu sikur ndaj Sevillës. Ne po shkojmë sipas nevojës së publikut. Është vitale që ata na fuqizojnë dhe janë shtysë për ne. “

“ Në stadiumin tonë, ata nuk do të jenë të relaksuar. Ne kemi moral të shtuar pas Sevillës, por duhet të jemi perfekt për të kaluar në çerekfinale.” Tha Argjentinasi.

/LajmeSport.com

Next Page »