Prandelli: Jam krenar me ekipin tim
March 9, 2010
Cesare Prandelli me hidhërim dhe zhgënjim të plotë ka thënë pas ndeshjes ndaj Bayernit se eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte përvojë e mirë, dhe se ka paralajmëruar skuadrat e Series A për atë që mund ti pres në vazhdim të sezonit.
“ Ekziston hidhërim i madh, por jam krenar që kam drejtuar Fiorentinën në këto ndeshje. Në Ligën e Kampionëve ne kemi fituar 6 nga 8 ndeshjet. “
“ Për shumë njerëz goli nga offside i ndeshjes së parë nuk ishte me rëndësi, por në fakt ishte. Lojtarët nuk duhet të ndjehen të frustruar pasi që mund të bëhen kompakt. “
“ Duke luajtur në këtë mënyrë me ekipin ju mund të luani ndaj secilit. Ata duhet të jenë krenar. Ne kemi marrur përvojë nga kjo sfidë, dhe e përsëris kur ke një ekip me përvojë arrin dhe limitin e kohezionit.”
“ Fatkeqsisht jemi penalizuar nga aksidentet dhe fatkeqsitë muajve të fundit.”
“ Sezoni nuk ka përfunduar dhe kjo është shenjë për të gjithë. Në Serie A ne mund të fitojmë dhe shumë pikë. “
“ Me pak më shumë përvojë do të arrinim të kualifikoheshim por…shëndosh.” Përfundon Prandelli kokëulur.
/LajmeSport.com
Frey i nervozuar me eliminimin por krenar
March 9, 2010
Sebastian Frey është shprehur tejet i zhgënjyer e njëkohësisht edhe i nervozuar me eliminimin e çuditshëm sipas tij nga Liga e Kampionëve.
“ Ekziston hidhërim dhe zhgënjim shumë i madh. Për sonte nuk kemi se për çfarë të ankohemi, sepse kemi luajtur mirë në shtëpi.”
“ Kujtojeni ndeshjen e parë, sepse me 1-1 do ishim kualifikuar. Le të mbajmë kokën lartë dhe me pendim të madh. Ne nuk e kemi merituar këtë. “
“ Ata shënuan dy gola shumë të mirë, edhe nëse era i ndihmoi ata. Goditjet ishin aq të papërshtatshme, më thuani, çfarë do të bënit kur Robben godet në ato kushte nga 25 metra.? “
“ Është sezon shumë i vështirë, por le të shtrëngojmë dhëmbët dhe le të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.” Tha Frey pas ndeshjes.
/LajmeSport.com
Totti: Nuk e di nëse do të luaj për Italinë
March 9, 2010
Francesco Totti nuk është i sigurtë nëse do të jetë në gjendje të luaj për Italinë në kampionatin botëror.
“ Rikthimi në kombëtaren Azzure? Nuk e di sepse nuk kam biseduar me selektorin për këtë.”
“ Duhet të vlerësoj gjendjen time fizike dhe më pas do të shohim se a më do ai grup. Është një gjë pas tjetrës.”
“ Ngritja e kupës së botës ishte ndjenja më e mirë që kam patur në jetën time.” Përfundoi Totti.
/LajmeSport.com
Galliani optimist para sfidës me United
March 9, 2010
Zv.Presidenti i Milanit Adriano Galliani ka insistuar se asgjë nuk ka marrë fund në fazën 1/16 duke thënë se ka edhe shumë për tu luajtur në mënyrë që Milani të eliminohet.
“ Të shohim se çfarë do të ndodhë në Manchester…” buzëqeshi ai në aeroportin e Malpensas.
“ Këto lloj ndeshjesh janë nënat e të gjitha ndeshjeve për një fans të futbollit. Ne luajtëm mirënë Romë.”
“ Ne kontrolluam lojën në periudha të gjata, duke mos u lëkundur nga tifozët e pranishëm në Olimpico.”
“ Kjo do të thotë se nuk i kemi humbur karakteristikat e atij ekipi të madh. Jemi të lumtur që do të luajmë një ndeshje si kjo në Manchester.”
Milani ka rihapur garën në Serie A javëve të fundit, dhe Galliani i pyetur se cilin do titull do të zgjidhte, u përgjigj:
“ Do të zgjidhja Ligën e Kampionëve para Scudettos kurdoherë që bëhet fjalë.”
“ Secilin vit mbi 50 ekipe fitojnë ligat vendore, por është vetëm një që mund të fitoj Ligën e Kampionëve.” Përfundoi Galliani.
/LajmeSport.com
Thiago Silva: Ëndërroj të fitoj CL
March 9, 2010
Thiago Silva ka deklaruar për Goal.com se synimi i tij është që të fitoj Ligën e Kampionëve, dhe se ai është gati që të eliminoj Manchester Unitedin të mërkurën mbrëma.
“ Ëndrra ime është të fitoj Ligën e Kampionëve. “
“ Duke parë se si shkoi ndeshja e parë, është më vështirë në të dytën por puna ende nuk ka përfunduar.”
“ Ata fituan në San Siro, dhe kështu do të bëjmë dhe ne në Old Trafford.”
“ Ne besojmë në atë, dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë.” Përfundoi Silva.
/LajmeSport.com
Mourinho rrezikon të dënohet sërish
March 9, 2010
Sipas TuttoSport, Jose Mourinho ka rrezikuar seriozisht që të dënohet përsëri për sjelljet e tij, kësaj radhe nga gjyqtari Gianpaolo Tosel.
I veçanti është goditur javë më parë me tri ndeshje suspendim nga gjykata për arbitrim sportiv, pas gjesteve në drejtim të gjyqtarit Paolo Tagliavento.
Në ndërkohë Mourinho e kaloi dhe ndeshjen e dytë të suspendimit ndaj Genoas të dielën në barazimin 0-0.
Mourinho është nxënë duke dhënë këshilla taktike zëvëdës trajnerit Giuseppe Baresit, dhe Tuttosport mëson se gjyqtari Tosel po e mendon seriozisht edhe një suspendim tjetër për Mourinhon, pasi që e njëjta gjë ndodhi dhe me një gjyqtar të Series B kur është nxënë duke dhënë këshilla taktike nga tribunat, e që më pas u dënua me një ndeshje mos qëndrim në stol.
/LajmeSport.com
Lippi: Milani është në gjendje të kualifikohet
March 9, 2010
Bossi i kombëtares Azzure Marcello Lippi ka thënë se Milani është në gjendje të fitoj ndeshjen kruciale ndaj Manchester United në Old Trafford, meqë rast rosonerët do të kualifikoheshin në çerekfinalen e garës më të madhe europiane.
“ Është e drejtë që Leonardo beson në të. Në ndeshjen e parë Milani humbi në mënyrë asburde kur është dashur të jetë 3-0 në avantazh pas pjesës së parë.”
“ Duke parë këtë, dhe formën që po kalon, është në rregull të mendojmë se Milan mund të kualifikohet.” Përfundon Lippi.
/LajmeSport.com
Berlusconi: Nuk i frikësohemi askujt
March 9, 2010
Presidenti i Milanit Silvio Berlusconi nga nxehur euforinë e rosonerëve para takimit krucial me Manchester Unitedin nesër mbrëma.
“ Duhet të jetë paraqitje e mrekullueshme e Milanit.”
“ Mendoj se Milani mund të kualifikohet nëse ka besim. Dhe Milani ka, sepse nuk i frikësohemi asnjë ekipi në botë, e lëre më Manchester Unitedit.”
“ Nëse jo diçka tjetër, të tjerët kanë frikë nga ne.”
“ Ronaldinho është njeriu kyç,”
“ Ai mund ta bëj diferencën me triqet e tij. Por ai duhet të jetë i bindshëm në lojë dhe të tentoj të shënojë me më shumë përkushtim.” Deklaroi Berlusconi për La Gazzeta dello Sport.
/LajmeSport.com
Beckham: Asgjë e pamundur
March 8, 2010
Mesfushori i Milanit David Beckham ka zbuluar kënaqësinë e të rikthyerit në Old Trafford si lojtar pas shtatë vitesh. 34 vjeçari ishte pjesë kryesore e Manchester Unitedit kur fitoi në vitin 1999 Ligën e Kampionëve me klubin më të madh anglez.
“ A jam nervoz? Jo, por jam i lumtur sepse është hera e parë në shtatë vite që kthehem në Old Trafford për të luajtur.”
“ Do të takoj shumë shokë që më mbështetën për aq shumë vite. Ishte gjithmonë ëndrra ime të luaja për Manchester Unitedin dhe unë kurrë nuk e kam pritur se do të kthehem me një fanelë tjetër. Tani të kthehem atje si lojtar i Milanit do jetë kënaqësi.”
“ Ata që ëndërrojnë për Manchester Unitedin nuk duhet të bëjnë ashtu për tu bërë të pasur. Duhet ta bëni për krenarinë e të luajturit për Manchester United. Si fëmijë, ky ishte klubi i vetëm për të cilin doja të luaja.”
“ Si Milani, United është një klub i madh dhe ajo është familja ime. Gjëja e parë që më tha Sir Alex Ferguson në Manchester ishte të punoja shumë.”
Italianët duhet të kthehen nga deficiti prej 3-2 nga ndeshja e parë, dhe Beckham refuzon të dorëzohet përkundër dizavantazhit.
“ Nëse luaj të mëkurën mbrëma nuk do të jem i frikësuar, në një mënyrë do të kem kënaqësi sepse unë isha lojtar i Manchester United për aq shumë vite dhe unë e di se çfarë do të thotë për lojtarët tjerë të shkojnë atje.’ Tha Bekcham duke u referuar në stadiumin që quhet ndryshe dhe ‘ Teatri i Ëndrrave.’
“ Të luash në Old Trafford është gjithnjë e vështirë, do të jetë vështirë të fitojmë, sidomos 2-0.”
“ Ne e dijmë se nëse luajmë mirë, bëjmë pasime të mira, dhe krijojmë shumë raste, ne kemi mjaft lojtarë që mund të shënojnë. Ne e dijmë se është ndeshje shumë e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur.” Deklaroi Beckham për Milan Channel.
/LajmeSport.com
Julio Cesar: Do ta eliminojmë Chelsean
March 8, 2010
Julio Cesar po shpreson që të shmang gabimet ndaj Chelseat kur Interi të udhëtoj në Stamford Bridge për të zhvilluar ndeshjen më të rëndësishme të sezonit.
Nerazzurët shpresojnë të mbarojnë punën dhe të arrijnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores 2-1 në San Siro.
Ai gjithashtu është shprehur për aksidentin që i ndodhi para ndeshjes së parë.
“ Unë isha duke e ngasur automjetin dhe një shok i imi ishte me të. Unë u ktheva pak në mënyrë që të drejtoj mirë automjetin, por më pas u rrëshqita në ujë dhe vetura humbi kontrollin.”
“ Unë kam mësuar shumë nga ky aksident pasi që e kuptova se rrezikova jetën time dhe jetën e një personi tjetër. Unë kam mundur të hedh gjithçka përtej duke bërë këso lloj gjërash pa nevojë.”
“ Disa ditë më parë isha me Lucion, dhe unë i thash atij që të ngas më ngadalë sepse frikësohesha nga shpejtësia.”
Për ndeshjen shprehet.
“ Unë pranova një gol të çuditshëm në ndeshjen e parë, por unë do të mbroj githçka në Londër, dhe ne do të kualifikohemi.” Pëfundoi Julio Cesar.
/LajmeSport.com











