Van Gaal: Lojë Gladiatorësh në vend të penaltive

March 8, 2010

Trajneri i Bayernit, holandezi Louis Van Gaal ka një ide të jashtëzakonshme për një revolucion për të cilin ai thotë se futbolli ka nevojë urgjente.

Van Gaal ka propozuar ndryshimin e disa regullave në futboll, ndër të cilat është dhe heqja komplete e penaltive dhe vendosja e një regulli që quhet loja e Gladiatorëve, por më ekzaktësisht Van Gaal dëshiron:

Largimin e penaltive…

Për penaltitë Van Gaal thotë se është llotari.

“ Unë jam për lojën e gladiatorëve. Nëse ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta, çdo pesë minuta largohet nga një lojtar prej secilit ekip. “

“ Pas 95 minuta lojë, luajnë 10 kundër 10, pas 100 minutave luajnë 9 kundër 9. Pas minutës së 115 luajnë vetëm 6 kundër 6. Tani fiton skuadra më e mirë në fushë, dhe jo një lojtar që vendos fatin e ndeshjes.”

“ Nëse rezultati është i barabartë pas 120 minutave, luhen 10 minuta shtesë ku vendos goli i artë.”

Aplikimin e Teknologjisë në futboll…

“ Është me rëndësi, që njeriu më të mos vendos. Teknika është e pavarur dhe objektive. “

Për chipat në topat e futbollit që përdoren Van Gaal shprehet se është çmenduri që FIFA nuk i shfrytëzon.

“ Është çmenduri, që ne nuk i përdorim ata topa.”

Heqjen e rivënies anësore…

“ Ky duhet të jetë fundi për këtë rregull. Është më mirë, pasi që mbrojtjet e ekipeve e shfrytëzojnë për të mënjanuar rastet. Duhet të bëhet rivënia me goditja me këmbë, do të ishte më atraktive.”

Kërkon vendosjen e Dy gjyqtarëve dhe një gjyqtari kompjuterik në vend të asistentëve…

“ Si në basketboll dhe në Hockey na duhen dy gjyqtarë për secilën pjesë dhe të pozicionuar në diagonale. Ata janë direkt me topin dhe shohin qka po ndodh edhe në shpinën e lojtarëve. Ata janë të lidhur me një gjyqtar tjetër që e përcjell ndeshjen në mënyrë kompjuterike. “ tha Van Gaal.

Çfarë mendoni për këto ide të trajnerit të Bayernit, duhet të aplikohen…?

/LajmeSport.com

E ardhmja e Riberys…

March 8, 2010

Ndeshja e nesërme e Bayernit me Fiorentinën nuk përcakton vetëm të ardhmen e klubit bavarez në Ligën e Kampionëve, por përcakton edhe të ardhmen e futbollistit kryesor të klubit Franck Ribery.

Nëse Bayern Munchen arrin të tejkaloj Fiorentinën në Artemio Franchi me epërsinë 2-1 që e ka nga Allianz Arena, atëherë Franck Ribery do të ketë një perspektivë më të qartë.

“ Kjo do të vendoset për dy ose tri javë.” Tha Ribery

Francezi gjithashtu zbuloi dhe emrat e ekipeve të interesuara.

“ Për mua janë të interesuara Chelsea, Barcelona dhe klubi që e dëshiroj Real Madridi.”

“ Sidoqoftë nuk jam 100 përqind i sigurtë se a do të shkoj te Reali.”

Por Ribery pohon se ndoshta mund të qëndroj në Bayern.

“ Kjo nuk do të thotë që unë do të largohem nga Bayerni. Do të shohim.” Tha Ribery.

Ribery do të jetë i gatshëm për ndeshjen kruciale nesër ndaj Fiorentinës ku dhe do të vendoset e ardhmja e tij.

LajmeSport.com do të vështroj nga afër situatën e Franck Ribery dhe për çdo spekulim, lajm, apo zyrtaritet të ri do të njoftoheni ekskluzivisht në kohë reale tek ne…

/LajmeSport.com

Nurnberg rrënon Leverkusenin

March 7, 2010

Nurnberg ja ka treguar vendin skuadrës që deri para pak ditësh ishte e parë në renditje Bayer Leverkusen duke ja bërë futbollin bajat e njëkohësisht duke ja forcuar rrënimin nga pozitat e para dhe poashtu duke i bërë një të mirë Bayernit që dje barazoi.

Nurnberg përkundër se nuk e kishte posedimin e topit, dhe përkundër se të gjitha statistikat ishin kundër tij, arriti që lehtë të mposhtë skuadrën mysafire që vetëm në minutat e fundit ishte solide.

Ishte Choupo Moting që në minutën e 42 me një asistim të Frantz kalon në epërsi vendasit.

Epërsinë e dyfishon po i njëjti që në në fund të pjesës së parë pas një asistimi të Diekmeier arrin të shënoj.

Me të filluar pjesa e dytë Tavares shënon në minutën e 55 me asistimin e Risse për 3-0.

Të gjithë mendonin se ndeshja përfundoi por nuk ishte ashtu.

Stefan Kiesling shënon për 3-1 në minutën e 66 pas asistimit të Gonzalo Castros.

Patrick Helmes zvogëloi në minutën e 73 për 3-2 dhe detyroi skuadrën e tij të bëj presion, por që nuk u tregua i frytshëm.

Gjendja në Bundesligën Gjermane:

1. Bayern Munchen 53 pikë
2. Schalke 51 pikë
3. Leverkusen 50 pikë
4. Hamburg 43 pikë
5. Dortmund 42 pikë
6. Bremen 39 pikë
7. Stuttgart 35 pikë.

/LajmeSport.com

Köln ndal Bayernin

March 6, 2010

Köln ka arritur të nxjerrë një barazim të artë në shtëpi ndaj Bayernit që deri sot po shkelte çdo gjë. Tani Bayerni është më pranë se kurrë rrëzimit nga pozita e parë.

Bayerni ishte skuadra më e mirë gjatë gjithë takimit por mungonte konkretizimi.

Në fakt ishin vendasit që kaluan në epërsi me anë të golit të super sulmuesit Lukas Podolski që shënon ndaj ish skuadrës së tij për 1-0.

Është Shweinsteiger ai që në minutën e 58 të fraksionit të dytë barazon rezultatin me asistimin e Thomas Muller.

Bayerni ende mbetet në pozitën e parë me tri pikë më shumë se Leverkuseni, që nesër zhvillon takimin ndaj Nurnbergut në transfertë.

/LajmeSport.com

Shkëmbim Diego – Ribery ?

March 4, 2010

Juventusi ka rifreskuar planet për transferimin e Franck Riberys, dhe juve me çdo kusht dëshiron transferimin e Riberys, kësaj radhe duke ju ofruar gjermanëve super mesfushorin brazilian Diego.

Ribery, që po kërkohet nga Real Madridi, Barcelona, Chelsea dhe Manchester United, ka qenë atraktiv duke zgjuar interesim në Torino, dhe Bayerni do të mund të pranonte një shkëmbim me Diegon.

Gjermanët ishin pranë tranfserimit të Diegos verën e kaluar kur ishin në bisedime me drejtusit e Bremenit. Sidoqoftë Juventusi erdhi dhe e morri atë.

Sidoqoftë, Bayerni ende e dëshiron Diegon, dhe ata do të mund të shqyrtonin një shkëmbim Diego – Ribery. Kjo lëvizje e Juventusit e bën atë skuadrën favorite për firmën e francezit.

/LajmeSport.com

Shkëmbim Buffon – Ribery ?

March 2, 2010

Juventusi po i afrohet gjithnjë e më pranë Franck Riberys pasi që presidenti i bianconerëve Jean Claude Blanc do të shfrytëzoj takimin G14 në Manchester për të biseduar me Karl Heinz Rummenigen persidentin e Bayernit, dhe të hap negociatat me të.

Blanc po qëndron në Angli së bashku me presidentët e klubeve tjera të mëdha europiane për të diskutuar për çështje rreth futbollit, por synimi kryesor do të jetë afrimi me Riberyn.

Leggo raporton se Blanc do ti prezantoj gjermanëve një ide se si Juventusi e dëshiron assin francez, dhe do të tentoj ti bind ata se ajo çfarë ofron ai është më mirë se Real Madridi.”

Juventusi e ka të vështirë afrimin me Riberyn për shkak të Zinedine Zidanes, por me buxhetin e aprovuar javë më parë Juventusi ka mjaft para për të blerë francezin e talentuar.

Gjithashtu, Blanc do të përdor edhe Gianluigi Buffonin për të transferuar Franck Riberyn. Siç dihet Bayerni është duke kërkuar që moti një portier të klasit botëror, dhe më herët kishte spekulime për një kalim të tij të Bayerni.

/LajmeSport.com

Bayern lider i BundesLigës

February 28, 2010

Bayern Munchen pas një kohe të gjatë ka arritur të rikthejë pozitën e parë në BundesLigë pas fitores së madhe por minimale ndaj Hamburgut me rezultat 1-0.

Ndeshja ishte e barabartë në të dyja intervalet por Bayerni në fund doli triumfues.

Një gol i Franck Riberys vendosi gjithçka në minutën e 78, për të kaluar Bayernin në pozitën e parë të BundesLigës.

Bayern, siç e kemi përmendur më lartë, është në pozitën e parë me 52 pikë, me dy më shumë se Leverkusen dhe 12 pikë më shumë se Hamburgu që është në pozitën e katërt me 40 pikë.

/LajmeSport.com

Jose Alberti: Dzeko 100% rosoner

February 27, 2010


Eksperti i transferimeve dhe agjenti i njohur në futbollin Italian Jose Alberti mendon se është qështje kohe kur Edin Dzeko ti bashkohet klubit numër dy në Itali, Milanit.

Eksperti i transferimeve dhe agjenti i njohur i futbollit Italian Jose Alberti thotë se Dzeko do të transferohet në Milan në muajin Qershor.

Alberti thotë se Milani ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Wolfsburgut Edin Dzekon.

“Milani ka arritur marëveshje me Dzekon, por ai do të transferohet edhe zyrtarisht në qershor, “ tha Alberti për Calciomercatonews.com

“Unë mund të them se Dzeko është 100% Rosoner. Gjithqka që mungon është një nënshkrim zyrtar. “

Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.

/lajmesport.com

Ribery madrilen !

February 27, 2010

Uli Hoenes menaxheri gjeneral i Bayern Munichut ka pranuar se është relativisht i sigurtë që Franck Ribery ka arritur marrveshje me Real Madridin për një transferim gjatë verës.

Nuk është i fshehtë interesimi i Realit për Franck Riberyn, dhe në të kaluarën Los Blancos ishin pranë transferimit të francezit mirëpo problemi ishte pikërisht tek Uli Hoenes që kërkonte hiq më pak se 85 milion euro.

“ Vitin e kaluar ai dëshironte largimin.” Është cituar të ketë thënë Hoenes për AS.

“ Ai ka patur shumë probleme me Jurgen Klinsmanin dhe jam shumë i sigurtë se ai ka arritur marrveshje me Real Madridin.”

Sidoqoftë, Hoeness pohon se Ribery përkundër se është pranë largimit, do të mbetet ende në Bayern duke thënë “ Gjithçka tani është e qartë.”

/LajmeSport.com

Derbi i takon Schalkes

February 26, 2010

Derbi i Westfalisë ndërmjet Dortmundit dhe Schalkes i takoi vendasve që në Gelsenkirchen mposhtën 2-1 mysafirët e Dortmund.

Atmosfera në Veltins Arena ishte e flaktë. Dy tifozeritë më të flakta në botë janë takuar në derbin e tyre të përvitshëm.

Pas një pjese të parë tejet të ngurtë, e dyta ishte e jashtëzakonshme.

Sahin në minutën e 47 kalon në epërsi Dortmundin, gol që ndezi dhe lojën.

Hovedes në minutën e 66 barazoi rezultatin në 1-1.

Dilemën e takimit dhe impaktin në Veltins Arena e bën talenti kroat Ivan Rakitiç që në minutën e 83 shënon golin e fitores për të kaltrit e GelsenKirchen.

Schalke tani është në pozitën e tretë me 45 pikë, kurse Dortmund mbetet në pozitën e pestë me 39 të tilla.

/LajmeSport.com

Next Page »