Cris: Reali favorit, Lloris = Casillas

Shkurt 16, 2010

Mbrojtësi dhe kapiteni i Lyonit Cris beson se Real Madridi është favorit absolute ndaj skuadrës për të cilën luan ai, edhe pse ai mendon se portieri i Lyon, Hugo Lloris, është në të njëjtin nivel si Iker Casillas.

Në konferecën për shtyp Cris tregoi mjaft vetbesim duke thënë më këmbëngulje.” Ne jemi gati.”

“ Ne nuk jemi favoritët.”

“ Real Madridi investoi shumë para verën e kaluar dhe ata dëshirojnë të luajnë në finalen e Bernabeus. Dhe për këtë, unë them se fusha do të jetë vendi ku do të vendoset gjithçka.”

“ Hugo është po aq i fortë sa Casillas. Madje Lloris mund të bëhet shumë më i mirë se ai.”

Hugo Lloris shfaqi paraqitje fantastike në ndeshjen ndaj Liverpoolit muaj më parë në Anfield, dhe këtë formë e vazhdoi dhe me Francën kur e eliminoi Irlandën, falë tij.

/LajmeSport.com

Chamakh vendos në Mars

Shkurt 12, 2010

Sulmuesi i vlerësuar i Bordeaux Marouane Chamakh, do të vendos përfundimisht në Mars se cilit ekip do ti bashkohet verën e ardhshme, njofton L’Equipe.

Kontrata e Chamakh skadon në qershor, dhe ai ka filluar të mendoj se në cilin ekip do të shkoj si transfer i lirë. Arsenal është favorit absolut për të nënshkruar me të, por nuk duhet të harrohet as Liverpooli, Tottenhami dhe Interi.

Chamakh është lojtar i gjatë që është i fortë në ajër, dhe i cili aktualisht mendon vetëm se si të spastroj nga rruga Olympiacosin në Ligën e Kampionëve.

Chamakh ka shënuar 7 gola këtë sezonë për Bordeaux.

/LajmeSport.com

Bordeaux 1-1 Marseille

Janar 17, 2010

Bordeaux nuk arriti të nxjerë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Marseille duke u ndalur kështu pas një kohe të gjatë.

Ndeshja ishte e balancuar por natyrisht që Bordeaux dominonte.

Ishte Steve Mandanda që shënoi autogol dhe kaloi në epërsi vendasit.

Planus ndëshkohet me karton të kuq në minutën e 61 dhe Bordeaux duhet të luaj me dhjetë lojtarë.

Benoit Cheyrou shënon në minutën e 81 golin e barazimit.

Bordeaux mbetet në pozitën e parë me shtatë pikë më shumë se Lille në pozitën e dytë. Marseille është në pozitën e tetë me 33 pikë të tubuara.

Gara për titull në Francë është tejet interesante. Tetë skuadrat e para kanë gjasa për ta fituar atë.

/LajmeSport.com

Jean Louis Triaud: Olympiacos duhet të jetë i kënaqur me shortin

Dhjetor 18, 2009

PicImg_Marouane_Chamakh_Bordeaux_da46[1]

Presidenti i Girondins de Bordeaux,Jean Louis Triaud duket se është i kënaqur me tërheqjen e shortit i cili për ekipin e tij kundërshtar e solli Olympiacos-in.

Shefi i Les Girondins’ tha se ai dëshironte të evitonte Interin i cili përfundoi pas Barcës në grupin F.

“Deshëm ta evitonim Interin dhe kjo tashmë u bë,”deklaroi Triaud për agjencinë e lajmeve AFP.

“Olympiacos?Nuk di se çfarë të them.Ata duhet të jenë të lumtur me shortin gjithashtu sepse ne nuk jemi mega-ekip edhe pse arritëm deri këtu”.

“Shorti është i favorshëm dhe do të ishte mjaft e rëndësishme të fitonim në dy ndeshje sepse në kët fazë pikët janë të rëndësishme”.

Bordeaux shfaqi formë impresive në fazat e grupeve duke fituar pesë ndeshje dhe duke arritur e para në grupin A. Ata definitivisht ishin më të mirë se Juventusi dhe Bayern Munich.

/LajmeSport.com

Bordeaux përforcon kreun pas fitores ndaj Lyonit

Dhjetor 13, 2009

Chamakh

Bordeaux ka shënuar fitore të madhe ndaj Lyonit në ndeshjen derbi të javës së 16.

Ndeshja ishte tejet interesante me shumë raste shënimi, por goli erdhi vonë.

Golin e parë dhe të vetëm të takimit e shënoi njeriu në foto, Maroune Chamakh në minutën e 86.

Bordeaux kështu forcon kreun në Ligue 1 duke bërë skuadër e paprekshme me një pikë më shumë se Montpellier që shënoi fitore dhe tani është në pozitën e dytë.

/LajmeSport.com

ZYRTARE: Gudjohnsen kalon tek Monaco

Gusht 31, 2009

Monaco FC ka finalizuar transferimin e lirë të sulmuesit të Barcelonës Eidur Gudjohnsen, klubi Francez e ka zyrtarizuar këtë transferim.

Për të ardhmen e sulmuesit është shkruar shumë nëpër media pra për largimin e tij.

Islandezi tani ka nënshkruar një kontratë 2 vjecare me skuadrën e Monaco-s, në këtë klub sulmuesi do të bartë numrin 9 në fanellën e tij.

Blerja e Gudjohnsen-it më në fund i ka përfunduar kërkimet e Monacos për një sulmues.

Ish lojtari i Chelsea-t, ka thyer një tabu në skuadrën e Monacos pasi është Islandezi i parë që luan në këtë skuadër.

/LajmeSport.com

Zyrtare: Heinze kompleton lëvizjen në Marseille

Gusht 1, 2009

heinze

Real Madrid të premtën mbrëma ka konfirmuar në sajtin zyrtar se Heinze ka arritur marrëveshje me Olimpikun e Marseilles.

 

Në komunikatë thuhet: “Real Madrid dhe Marseille kanë arritur marrëveshje për transferimin e Heinzes tek klubi Francez”.

 

31 vjeçari do nënshkruaj kontratë 3-vjeçare, kurse shuma akoma nuk është bërë e ditur.

 

Heinze ishte në Marseille para se të lëshohej komunikata, për të bërë teste mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën. Ai ka deklaruar gjatë prezantimit:

“Projektet e klubit më kanë bindur, dhe kështu marrëveshja u arrit shumë lehtë”

 

“Objektivi është i qartë. Çdo klub i madh lufton për titull, dhe kjo është arsyeja pse jam këtu.”

 

Në anën tjetër trajneri i klubit, Deschamps, deklaroi:
“Ai është një mbrojtës tipik Argjentinas, që i pëlqejnë dyluftimet. Ai nuk është vetëm një ‘shkatërrues’” –  përfundoi Deschamps.

 

/LajmeSport.com