Totti: Nuk e di nëse do të luaj për Italinë
March 9, 2010
Francesco Totti nuk është i sigurtë nëse do të jetë në gjendje të luaj për Italinë në kampionatin botëror.
“ Rikthimi në kombëtaren Azzure? Nuk e di sepse nuk kam biseduar me selektorin për këtë.”
“ Duhet të vlerësoj gjendjen time fizike dhe më pas do të shohim se a më do ai grup. Është një gjë pas tjetrës.”
“ Ngritja e kupës së botës ishte ndjenja më e mirë që kam patur në jetën time.” Përfundoi Totti.
/LajmeSport.com
Moggi: Lippi duhet ta ftoj Balotellin në kombëtare
March 8, 2010
Luciano Moggi ka mbështetur Balotellin por ai nuk beson se Italia do ta fitojë trofeun.
Ai ka njoftuar trajnerin e Azurrëve se nëse e përfshin sulmuesin e Interit në skuadër, shansat për sukses janë më të mëdha.
“Ndeshja mes Interit dhe Genoas ishte një ndeshje ku Balotelli nuk shkëlqeu aq shumë”,deklaroi Moggi për Gold Sport.
“Por njerëzit i pëlqejnë ndryshimet. Në fillim e kishim Antonio Cassanon, tash e kemi Balotellin dhe Kupën e Botës”.
“Duke konsideruar se Gilardino dhe Iaquinta nuk janë në majë të formës së tyre, do ta zgjidhja Balotellin”.
“Ai din të jetë vendimtar në ndeshjet që luan, dhe gjithmonë është i rrezikshën gjatë gjuajtjeve të lira”.
“Italia do ta shmang përshtypjen e keqe gjatë kampionatit, por nuk do ta fitojë një të tillë”.
/LajmeSport.com
Ronaldinho lufton për Selecao
March 8, 2010
Ronaldinho është duke luftuar për karrierën e tij dhe për një vend në kombëtare, thotë vëllai dhe njëkohësisht agjenti i tij, Roberto De Assis.
Ringjallja e Ronaldinhos tek Milani është anashkaluar nga trajneri Carlos Dunga dhe ai ka qenë i mospërfillur në miqësoren kundër Irlandës.Dunga ka bërë të qartë se vendi i Dinho’s nuk është i garantuar në kombëtare.
Por kjo nuk e ka dëshpëruar asin, i cili si objektiv personal e ka që të tregojë se trajneri kishte gabuar.
“Jam duke e mbështetur Ronaldinhon dhe shpresoj që ai do të merr pjesë edhe në një kampionat botëror”, u shpreh De Assis për SporTV.
“Ai është duke punuar shumë dhe pret thirrje.Çdo sportist në këtë fazë mendon për ndonjë mundësi. Ëndrra e tij ka qenë gjithmonë që ai të bartë fanelën e Brazilit”.
Brazili fillon aventurën në Kampionatin Botëror 2010 më 15 Qershor kundër Koresë së Veriut.Pesë ditë më vonë ata takohen me Bregun e Fildishtë dhe në fund përballen me Portugalinë , më 25 Qershor.
Ndoshta Ronaldinho meriton vendin në kombëtare. Çfarë mendoni ju ? Shprehuni në hapësirën për komente…
/LajmeSport.com
Ligj per Balotelin ne kombetaren italiane?!
March 7, 2010
Nje dekret ligjor qe do te detyroje trajnerin e kombetares italiane Marcelo Lipi te grumbulloje me perfaqesuesen axurre sulmuesin e Interit, Maroi Baloteli?!
Kjo eshte shakaja e kreut te Ministrise se Mbrojtjes ne Itali dhe tifoz i njohur i Interit, Injacio La Rusa me gazetaret pas nje manifestimi te partise “Il Popolo della Liberta” ne Piacenca, ku ai ishte pjesemarres.
Deklarata thumbuese e pjesemarresit te kabinetit Berluskoni, La Rusa ka ardhur pas debatit te ndezur ne ambientet dhe shtypin sportiv italian mbi listen e mundeshme te lojtareve qe do te perfaqesojne axurret ne boterorin Afrika e Jugut 2010. Eshte pikerisht reparti ofensiv, ku luan edhe Baloteli, ai ku te perzgjedhurit e Lipit kritikohen me shume.
/LajmeSport.com/TCH
Hurst: Anglia nuk do ta fitoj KB
March 7, 2010
Njëri prej lojtarëve të mbetur të Anglisë që ka fituar kampionatin botëror në vitin 1966, Geoff Hurst është i bindur njerëzit e Capellos nuk janë në gjendje që të fitojnë as kësaj radhe kampionatin botëror.
“ Ne jemi pakëz të hollë përpara. Nëse do ta kishim një Fernando Torres përpara me Rooneyn, atëherë shikoni nga një pozicion tjetër.”
“ Ne jemi pakëz të hollë në sipërfaqe nëse lëndohen lojtarë të mëdhenjë si Rooney apo Gerrard.”
“ Nëse kështu shkojmë në këtë kampionat botëror atëherë do të kemi telashe.”
“ Shpresojmë se të gjithë do jenë gati, Glen Johnson kthehet, Ashley Cole rikuperohet, pasi që ai është më i miri në botë, dhe Rio Ferdinand gjithashtu.”
“ Na duhet një mbrojtje sa më e përshtatur, sa më shpejtë që të jetë e mundshme.”
“ Sidoqoftë, po fillojmë të shohim një ekip, me njerëz në krye, të cilët janë në gjendje të bëjnë më të mirën në mundësitë e tyre.” Përfundon legjenda angleze Geoff Hurst.
/LajmeSport.com
500,000 £ për Rooney ?
March 7, 2010
Sipas the News of the World, sulmuesi i Manchester United Wayne Rooney do të përfitoj një bonus prej 500 mijë funta nëse e fiton këpucën e artë me Anglinë në kampionatin botëror.
Thuhet se ky bonus ka të bëjë me furnizuesin e këpucëve që do të mbajë Rooney.
Herën e fundit kur një Anglez u shpall golashënues më i mirë i botërorit ishte viti 1986 kur Gary Lineker shënoi gjashtë herë.
Nga shumë ekspertë Rooney cilësohet njëri prej favoritëve për këpucën e artë të botërorit të këtij viti.
Wayne Rooney është i lënduar dhe është 77% jashtë sfidës me Milanin.
/LajmeSport.com
Prandelli në pole pozicion për postin e selektorit të Italisë
March 6, 2010
Sipas Sportmediaset.it Cesare Prandelli do të jetë pasuesi i Marcello Lippit në stolin e kombëtares Italiane.
E ardhmja e Lippit pritet të vendoset para nisjes së kampionatit botëror, mendohet se ai nuk do të vazhdoj punën si selektor i Italisë.
Përderisa federata Italiane nuk po e tregon emrin pasues, zërat rreth apenineve thonë se Cesare Prandelli është pranë postit numër një në futbollin Italian.
Spekulohet se Prandellit do ti ofrohet kontratë dy vjeçare për të shkuar me Italinë në Euro 2012 dhe më pas rinovim deri në 2014 për botërorin e Brazilit.
Prandellli ishte lidhur dhe me Juventusin, mirëpo këto spekulime ishte vetë njeriu numri një i Violas që i mohoi.
/LajmeSport.com
Cristiano Ronaldo dhe Portugalia mund të rrisin mustakët për kampionat botëror
March 5, 2010
Kombëtarja portugeze mund të fitoj pak publicitet para fillimit të kampionatit botëror me nismën e re që lindi si shaka, e që fillimet i ka nga një grup në Facebook që ka kërkuar nga kombëtarja portugeze që të rris mustakët për kampionat botëror.
Deri tani është mbledhur një numër i konsiderueshëm i fansave në grupin e krijuar në FaceBook e te cilët gjatë ndeshjes me Kinën të mërkurën mbajtën një banner në stadium që shkruante “Duam një selecao me mustakë të rritur.”
Gjithë kjo nismë vjen pasi që Portugalia është vend ku mjekra është traditë për tu mbajtur.
Gazeta Sport ka bërë një montazhë që siç e shihni në foto ka nxjerrur një Ronaldo simpatik me mustakë.
/LajmeSport.com
Casiraghi: Balotelli duhet të luaj në botëror
March 4, 2010
Trajneri i përfaqësueses U-21 të Italisë Pierluigi Casiraghi ka insistuar se Mario Balotelli i Interit është mjaft i pjekur për të shkuar në kampionat botëror, por tha se gjithçka është në duart e tij.
“ Kampionati botëror ? Varet nga ai. Gjithçka është në duart e tij, këmbët e tij dhe kokën e tij gjithashtu.”
Balotelli luajti në mënyrë fantastike dje ndaj Hungarisë për të mposhtur pothuajse vet Hungarezët në një ndeshje o jetë o vdekje për Italinë.
“ Ai po përmirësohet edhe në sjellje edhe në qëndrim. Ai po bën mjaft mirë, edhe dje kur ishim me 10 lojtar ai i ndihmoi ekipit.”
“ Si lojtar, ai është i tillë që duhet të vendos vetë të ardhmen e tij.” Përmbylli Casiraghi.
Pas gjithë këtyre debateve për përfshirjen e Balotellit në kombëtaren Italiane, qka mendoni ju vizitorë të nderuar a duhet të ftohet Balotelli nga Lippi?
/LajmeSport.com
KB 2010: Del Piero shpreson për vend të kombëtare
March 4, 2010
Alessandro Del Piero ka folur për synimin e tij për të hyrë në kombëtaren e Italisë për kampionat botëror, por ai e di se duhet të luaj shumë mirë për të hyrë në përfaqëuesen azzure.
“ Unë ende jam duke e ndjekur një ëndërr.”
“ Është e qartë që ëndrra ime është të ftohem në kampionat botëror. Kombëtarja Azzure është maksimumi që një lojtar mund të aspiroj gjatë karrierës, sidomos në kampionat botëror, që është një emocion i papërshkrueshëm.”
“ Unë kam luajtur shumë herë për Italinë, disa prej tyre ishin momente dëshpërimi, por gjithçka u harrua pasi fituam kampionatin botëror.” U shpreh Del Piero.
/LajmeSport.com










