Ferguson: Giggs do të luajë kundër Liverpool

March 12, 2010

Trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson ka konfirmuar se veterani Ryan Giggs do të paraqitet në ndeshjen kundër Liverpool, pasi ai është tërësisht i shëruar.

Giggs ishte lënduar pothuajse para një muaji dhe Ferguson ka konfirmuar se ai do të jetë në formacionin startues kundër Liverpool.

“Ryan do të luajë”,kishte deklaruar Fergie për reporterët të premten.

“Paraqitjet e tij në ushtrime kanë qenë fantastike”.

Trajneri po ashtu tha se rikthimi i tij ka qenë i planifikuar ngase uellsiani është i rëndësishëm për ekipin, e sidomos tani që fundi i sezonit nuk është larg.

“Ne duhej të luanim më mirë se kurrë për disa javë, në mënyrë që ai të jetë sa më i freskët dhe ashtu u bë. Ai kishte pushim një muaj”,përfundoi skocezi.

/LajmeSport.com

Wenger: Nuk me befason demolimi i Milanit

March 11, 2010

Menaxheri i Arsenalit Arsene Wenger ka deklaruar se ai e kishte pritur një demolim të tillë të Milanit nga Manchester United pas ndeshjes së parë.

“ Nuk ishte befasi. Ndeshja e djeshme nuk ishte në kurfarë dyshime pas ndeshjes së parë, që e la Milanin në një pozitë për të shënuar, dhe për të liruar rrugë që Manchester United ti dënoj ata.”

“ Sfida u vendos në ndeshjen e parë. Në kokat e Milanit, gjithçka kishte përfunduar atëherë.” Tha Wenger.

/LajmeSport.com

Man.Utd me sponsor të ri

March 11, 2010

Manchester United pas goditjes bërë Milanit dje, bën edhe një goditje. Kësaj radhe në treguan Aziatik duke siguruar të drejtat e sponzorimit të Telekom Malaysia.

David Gill, drejtori gjeneral i Manchester United pas marrveshjes u shpreh:

“ Të gjithë ata që kanë ardhur me ne në turneun aziatik sezonin e kaluar e kanë ndjerë fuqinë e dashurisë së Malaizianëve për klubin.”

“ Mëse 40 mijë tifozë erdhën në seancën tonë stërvitore, dhe 40 mijë të tjerë erdhën në ndeshjen e dytë në Kuala Lumpur, përkundër se kishin vetëm 48 orë për të siguruar biletat.” Tha Gill.

/LajmeSport.com

Capello: Psikologjia dallon trajnimin e Anglisë

March 11, 2010

Menaxheri i Anglisë Fabio Capello beson se pjesa vitale e punës së tij është përgaditja psikologjike e lojtarëve.

“ Është më shumë punë psikologjike kur nuk ke kohë për tu stërvitur.”

“ Është më me rëndësi ta stërvisësh kokën, të gjesh besimin, dhe të krijosh grupin, të krijosh mentalitet fituesi. Para kampionatit botëror ke mjaft kohë dhe zgjidhje për problemet.”

“ Sa për menaxherët e klubeve, ata skan dhe aq kohë për stërvitje dhe nuk mund të gjejnë zgjidhje të shpejta.” Tha Capello.

/LajmeSport.com

Drogba: Jam i uritur për triumf

March 11, 2010

Sulmuesi i Chelseat Didier Drogba insiston se ai ende ka dëshirë për të triumfuar me skuadrën e Chelseat, përkundër se sot Drogba mbush 32 vjet.

“ Unë ende kam pasion për lojën.” Tha Drogba për faqen zyrtare te klubit.

“ Unë ende ndjehem i uritur dhe jam ende në gjah për tituj.”

“ Unë ndjehem vërtetë mirë. Kam thënë në të kaluarën se gjithçka varet prej lëndimeve.” Tha Drogba.

/LajmeSport.com

Ferguson: Fitore rutinore

March 10, 2010

Trajneri i Manchester United Sir Alex Ferguson u shpreh i kënaqur pas turpërimit bërë Milanit në Old Trafford.

” Ishte fitore rutinore.”

” Ishte fundamental ai goli 2-0. Qe prej atij goli gjithqka u vendos dhe ndeshja kishte perfunduar. Rooney eshte ende djalosh dhe duhet te permiresohet, kurse Park ka luajtur rol te madh si playmaker.” Deklaroi Ferguson menjehere pas ndeshjes.

/LajmeSport.com

Helton i pikëlluar me eliminimin nga Arsenali

March 10, 2010

Porto më mirë e kishte të mos udhëtonte fare në Londër për të zhvilluar ndaj Arsenalit ndeshjen kthyese, meqë rast u shkatërruar me rezultat 5-0 dhe portieri fantastik në ndeshjen e djeshme, përkundër pesë golave, Helton shprehet të jetë i pikëlluar.

“ Ne tentuam të reagojmë pas golit të parë dhe të vazhdojmë ashtu, njësoj siç bëmë në ndeshjen e parë, por fatkeqsisht ne nuk ishim në gjendje. Të humbasim një ndeshje të tillë, në këtë mënyrë, nuk është lehtë për tu pranuar.”

“ Pas kolizionit me Fucilen, që ishte shkak i golit të parë, nuk e di se çfarë shkoi keq. Natyrisht se topi përfundoi në rrejtë, por nuk pashë se çfarë ndodhi.”

“ Është mirë që njerëzit thonë se kam luajtur mirë, por nuk e bëj këtë punë duke menuar për vete. Fatkeqsisht unë ne dolëm jashtë ashtu siç dhe bëmë, dhe unë vetëm mund të them se jam i pikëlluar.” Tha Helton.

/LajmeSport.com

Ferguson konfirmon: Rooney do të luaj

March 9, 2010

Sulmuesi në top formë i Manchester United Ëayne Rooney ka marrur dritën e gjelbërt për të luajtur në ndeshjen kruciale me Milanin në Old Trafford nesër mbrëma.

“ Rooney është gati, jam i lumtur që ai është gati.” Tha i çliruar Ferguson.

“ Kemi një përmirësim rapid që prej mëngjesit të së shtunës, kur ai është dukur ekstremisht në dyshim. Ai është në rregull.”

“ Ndeshja me Milanin është ndeshje e hapur.”

“ Ne do të shohim, para së gjithtash, do jetë ndeshje e madhe futbolli, dhe gjithashtu do jetë ndeshje e hapur.”

“ Milani do të shënoj. Ne nuk duhet ta trajtojmë avantazhin prej 3-2 si siguri për kualifikim. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen.” Tha Ferguson.

/LajmeSport.com

Fabregas i frustruar me mungesën ndaj Portos

March 9, 2010

Mesfushori i Arsenalit Cesc Fabregas ka pranuar se ai nuk është i kënaqur dhe nuk mund të pajtohet me atë se ai nuk mund të luaj ndaj Portos në ndeshjen kruciale të Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

“ Unë doja të luaja por mjekët më thanë të mos rrezikoj.”

“ Jam i pikëlluar pse nuk mund të luaj sepse ndeshja me Porton është me rëndësi për ne.”

“ Unë do të vuaj më shumë se zakonisht, duke shikuar nga tribunat.”

Arsenal ka humbur sfidën e parë në mënyrë kontraverse në Portugali me rezultat 2-1.

/LajmeSport.com

Benitez: Nuk e di nëse Gerrard sulmoi gjyqtarin

March 9, 2010

Menaxheri i Liverpoolit Rafael Benitez shprehet se ai nuk di se çfarë ka ndodhur gjatë ndeshjes me Ëiganin, ku mësohet të jetë protagonist Steven Gerrard për sjelljet ndaj arbitrit kryesor të takimit.

Në një ndeshje të përcjellur me tensione të mëdha, në fund të ndeshjes, pas një ndërhyrjeje, për të cilën Gerrard u ndëshkua, ishte kapiteni i Liverpoolit që bëri një gjest me dy gishta dhe fyeu dhe protestoi ashpër në drejtim të arbitrit.

“ Nuk e di nëse Steven Gerrard ka bërë diçka apo jo, sepse ishte shumë larg për ta parë.” Tha Benitez për Daily Mail.

/LajmeSport.com

Next Page »