Prandelli: Jam krenar me ekipin tim

March 9, 2010

Cesare Prandelli me hidhërim dhe zhgënjim të plotë ka thënë pas ndeshjes ndaj Bayernit se eliminimi nga Liga e Kampionëve ishte përvojë e mirë, dhe se ka paralajmëruar skuadrat e Series A për atë që mund ti pres në vazhdim të sezonit.

“ Ekziston hidhërim i madh, por jam krenar që kam drejtuar Fiorentinën në këto ndeshje. Në Ligën e Kampionëve ne kemi fituar 6 nga 8 ndeshjet. “

“ Për shumë njerëz goli nga offside i ndeshjes së parë nuk ishte me rëndësi, por në fakt ishte. Lojtarët nuk duhet të ndjehen të frustruar pasi që mund të bëhen kompakt. “

“ Duke luajtur në këtë mënyrë me ekipin ju mund të luani ndaj secilit. Ata duhet të jenë krenar. Ne kemi marrur përvojë nga kjo sfidë, dhe e përsëris kur ke një ekip me përvojë arrin dhe limitin e kohezionit.”

“ Fatkeqsisht jemi penalizuar nga aksidentet dhe fatkeqsitë muajve të fundit.”

“ Sezoni nuk ka përfunduar dhe kjo është shenjë për të gjithë. Në Serie A ne mund të fitojmë dhe shumë pikë. “

“ Me pak më shumë përvojë do të arrinim të kualifikoheshim por…shëndosh.” Përfundon Prandelli kokëulur.

/LajmeSport.com

Frey i nervozuar me eliminimin por krenar

March 9, 2010

Sebastian Frey është shprehur tejet i zhgënjyer e njëkohësisht edhe i nervozuar me eliminimin e çuditshëm sipas tij nga Liga e Kampionëve.

“ Ekziston hidhërim dhe zhgënjim shumë i madh. Për sonte nuk kemi se për çfarë të ankohemi, sepse kemi luajtur mirë në shtëpi.”

“ Kujtojeni ndeshjen e parë, sepse me 1-1 do ishim kualifikuar. Le të mbajmë kokën lartë dhe me pendim të madh. Ne nuk e kemi merituar këtë. “

“ Ata shënuan dy gola shumë të mirë, edhe nëse era i ndihmoi ata. Goditjet ishin aq të papërshtatshme, më thuani, çfarë do të bënit kur Robben godet në ato kushte nga 25 metra.? “

“ Është sezon shumë i vështirë, por le të shtrëngojmë dhëmbët dhe le të shikojmë se çfarë mund të bëjmë.” Tha Frey pas ndeshjes.

/LajmeSport.com

Bayern dhe Arsenal në çerekfinale

March 9, 2010

Bayern Munchen ka arritur të kualifikohet për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ashtu si Arsenali që turpëroi Porton.

Fiorentina eliminohet me fitore

Fiorentina nuk ka arritur të shkruaj historinë dhe të kualifikohet në çerekfinale të garës më të madhe europiane Liga e Kampionëve pasi që nuk i kishte golat e mjaftueshëm për të kaluar më tej.

Fiorentina me të filluar takimi bëri presion në Bayernin, dhe efektet shihen pas 27 minutash lojë kur Juan Manuel Vargas shënon nga një kënd i vështirë për 1-0.

Me të filluar fraksioni i dytë, Stevan Jovetic pas një asistimi të Alberto Gilardinos shënon për 2-0 dhe gëzimin e madh të tifozëve të Fiorentinës.

Pas një pasimi jashtëzakonisht të mirë të Riberys, është Van Bommel ai që nga distanca me një goditje të ulët mposht portierin Frey, për 1-2 (60’).

Është Stevan Jovetic që shënon golin e dytë në këtë takim në minutën e 64 dhe përsëri zgjon në këmbë 50 mijë tifozë në Artemio Franchi. 3-1.

Gëzimi nuk zgjati as një minutë, kur pa pritur Arjen Robben lancon një projektil holandez duke e befasuar portierin Aleksander Frey dhe duke heshtur tifozët në impiant. Është befasuese paraqitja katastrofale e Frey që njihet për intervenime të mira.

Kështu për shkak të diferencës së golave Fiorentina fatkeqsisht eliminohet.

Arsenali shkel Porton

Arsenali e ka shkatërruar Porton në Emirates Stadium me rezultat 5-0 meqë rast është kualifikuar për çerekfinale.

Arsenali nuk pati nevojë për Fabregasin në këtë takim pasi që punën e kishin kryer Nasri dhe Arshavin.

Është Bendtner ai që shënon dy herë nga situata të pastra për dy golat e parë (9’) dhe (25’).

Në pjesën e dytë Porto filloi mirë me dy raste mjaft të volitshme të cilat nuk i shfrytëzoi.

Samir Nasri pas një sllallomi francez bërë ndaj mbrojtjes së dobët portugeze, arriti të shënoj nga një kënd mjaft i vështirë për 3-0 (63’).

Emanuel Eboue tre minuta më vonë pas asistimit të dytë të Arshavinit fantastik në këtë takim shënon lehtë për 4-0.

Dhe në minutën e fundit, Nicklas Bendtner nga penalita shënon për rezultatin përfundimtar 5-0 dhe kualifikimin e Arsenalit për në çerekfinale.

/LajmeSport.com

Cicinho: Te Reali isha i burgosur

March 9, 2010

Mbrojtësi i Sao Paolos Cicinho ka pranuar në një intervistë të jashtëzakonshme se ai është ndjerë tek klubi mbretëror Real Madrid si një i burgosur, duke thënë se ishte atmosfera në klub ajo që e bëri të mos pendohet kurrë që është larguar.

“ Kur kalova nga Real Madridi në Romë, unë jam ndjerë i lirë. Unë isha i burgosur atje. Ambienti te Real Madridi ishte vërtetë i keq.”

Cicinho që ju bashkua merengezëve nga Sao Paolo më 2007, aktualisht është duke e shijuar pjesën e mbetur të huazimit, dhe kritikoi sulmuesin legjendar Raulin.

“ Raul ishte drita e gazetarëve, ai i tregonte reporterëve se çfarë flitej në zhveshtore. Pasi që u larguan Roberto Carlos dhe Ronaldo, ata e humbën forcën e tyre.”

Përfundimisht ai goditi në shenjë kur ishte pyetja për Kaka-n.

“ Tek Real Madridi ekziston tendenca për përulje. Shikoni se si po e kritikojnë Kakan, lojtarin më të mirë në botë.” Përfundoi Cicinho.

/LajmeSport.com

Alvesh: Reali nuk është lider

March 9, 2010

Daniel Alvesh, njëri prej mbrojtësve më të mirë në botë, ka thënë sot në një konferencë për shtyp se ai nuk e ndjen që Reali është lider.

“ Nuk e konsideroj Real Madridin lider, sepse ndeshja kthyese në Santiago Bernabeu nuk është luajtur ende.”

“ Pa kurfarë dyshimi Barcelona është favorit. Nëse Reali do të jetë kampion, atëherë atë duhet ta dëshmoj.” tha Alvesh duke i quajtur normale festimet e Realit për fitoren ndaj Sevillës.

/LajmeSport.com

Higuain: E ëndërroj triumfin në CL

March 9, 2010

Me Karim Benzeman të lënduar, Gonzalo Higuain do të jetë forca e vetme ofanzive e Real Madridit për takimin krucial ndaj Lyonit e që zhvillohet nesër në Santiago Bernabeu.

“ Është ndeshje vitale për ne dhe unë shpresoj se ne do të mund të kemi paraqitje të njëjtë ashtu sikur ndaj Sevillës. Ne po shkojmë sipas nevojës së publikut. Është vitale që ata na fuqizojnë dhe janë shtysë për ne. “

“ Në stadiumin tonë, ata nuk do të jenë të relaksuar. Ne kemi moral të shtuar pas Sevillës, por duhet të jemi perfekt për të kaluar në çerekfinale.” Tha Argjentinasi.

/LajmeSport.com

Ferguson konfirmon: Rooney do të luaj

March 9, 2010

Sulmuesi në top formë i Manchester United Ëayne Rooney ka marrur dritën e gjelbërt për të luajtur në ndeshjen kruciale me Milanin në Old Trafford nesër mbrëma.

“ Rooney është gati, jam i lumtur që ai është gati.” Tha i çliruar Ferguson.

“ Kemi një përmirësim rapid që prej mëngjesit të së shtunës, kur ai është dukur ekstremisht në dyshim. Ai është në rregull.”

“ Ndeshja me Milanin është ndeshje e hapur.”

“ Ne do të shohim, para së gjithtash, do jetë ndeshje e madhe futbolli, dhe gjithashtu do jetë ndeshje e hapur.”

“ Milani do të shënoj. Ne nuk duhet ta trajtojmë avantazhin prej 3-2 si siguri për kualifikim. Ne duhet ta fitojmë ndeshjen.” Tha Ferguson.

/LajmeSport.com

Parashikim: Man.U – Milan

March 9, 2010

Nesër me fillim nga ora 20:45, në Teatrin e Ëndrrave, zhvillohet dueli vendimtar, mes dy gjigantëve dhe hierarkive më të vjetra të futbollit europian, Manchester United pret Milanin në ndeshjen e kthyese të 1/16 të finales së Ligës së Kampionëve.

Manchester United

Skuadra angleze tashmë është duke e prekur çerekfinalen dhe është pak e besueshme që të eliminohet. Manchester United hyri në këtë sfidë me Milanin si favorit, por ndoshta ajo fitore e madhe në San Siro ishte e pabesueshme për tifozët e vet. Manchester United nuk ishte në nivelin teknik si të Milanit, por për shkak të shpirtit luftarak, dhe për shkak të formës fizike dhe qëndrueshmërisë, United bëri të pamundshmen duke mposhtur një Milan para tifozëve të vet.

Forma e United në javët e fundit ishte mjaft e qëndrueshme, dhe përpos rezultateve pozitive vlen të përmendet dhe forma e lartë fizike e treguar. Është pak e besueshme se Manchester United do të lë që Milani ta mposht me rezultat 2-0 sidomos para tifozëve të vet.

Lojtari kryesor i Manchester United në këtë sfidë do të jetë Wayne Rooney. Rooney padyshim se ishte lojtari më i mirë në San Siro, dhe duke marrur parasysh 25 golat e shënuar vetëm në Premeir Ligë dhe Ligën e Kampionëve, ai mbetet rreziku kryesor për Nestan dhe Silvën, duke llogaritur këtu edhe mbështetjen e djajve të mbledhur në Old Trafford.

Forma e Manchester United

Wolves 0-1 Manchester United (Premier League)
Manchester United 2-1 Aston Villa (Carling Cup)
Manchester United 3-0 West Ham (Premier League)
Everton 3-1 Manchester United (Premier League)
Milan 2-3 Manchester United (Champions League)

Rooney siç keni parë dhe më lartë do të luaj nga fillimi pasi që i është kthyer stërvitjes me pjesën tjetër të skuadrës. Rooney do të ketë partner në sulm Dimitar Berbatovin dhe Gary Neville pritet të luaj nga fillimi në krahun e majtë duke marrur parasysh se Beckham dhe Ronaldinho do të luajnë nga fillimi.

Formacioni i mundshëm: (4-4-2): Van der Sar, Rafael, Vidic, Ferdinand, Evra; Valencia, Scholes, Fletcher, Park; Rooney, Berbatov.

Milan

Sinqerisht, Milani është duke e pritur mrekullinë. David Beckham do të rikthehet në Old Trafford pas shtatë vitesh dhe do të jetë padyshim një comeback emocional për të.

Beckham është shprehur se do të ishte hera e parë që do të dëshironte që United të humbiste. Sidoqoftë, shpresat për rosonerët janë të vogël, por nëse shohim golin e Seedorfit në minutën e 85 në San Siro, atëherë Rosonerët kanë se për çfarë të shpresojnë.

Milanit do ti duhet të shënojë dy gola, dhe të mos pësojë, e natyrisht, ky nuk është mission i pamundur, por nga ana tjetër është pak e besueshme se kjo do të ndodhë. Sidoqoftë futbolli është plot mrekullira.

Futbollisti kyç i Milanit do të jetë Alexandre Pato. Përkundër se pesha në teknikë i mbetet Ronaldinhos, Pato do të jetë njeriu kryesor nëse Milan dëshiron të kualifikohet. Partneriteti me Ronaldinhon është shumë i rëndësishëm, dhe nëse këta janë në disponim ska kush ta ndal Milanin.

Forma e Milanit

Roma vs Milan 0-0 (Serie A)
Milan vs Atalanta 3-1 (Serie A)
Fiorentina vs Milan 1-2 (Serie A)
Bari vs Milan 0-2 (Serie A)
Milan vs Manchester United 3-2 (Champions League)

Pato do të luaj nga fillimi në Old Trafford. Clarence Seedorf gjithashtu është rikthyer nga një lëndim i vogël. David Beckham do të filloj si titullar në Old Trafford edhe pse Leonardo mund të ndërroj mendjen për Seedorfin. Boriello do të luaj në qendër të sulmit dhe në krahun e majtë do të ketë Ronaldinhon kurse në të djathtin Paton.

Formacioni i mundshëm: (4-3-3): Abbiati; Bonera, Nesta, Silva, Antonini; Beckham, Pirlo, Ambrosini; Ronaldinho, Borriello, Pato

Epilogu

Ndeshja do të jetë e zjarrtë që nga fillimi. Milani do të sulmoj që nga minuta e parë dhe për shkak të sulmeve të shumta, Milan do të pranoj dhe gola nga kundërsulme, ashtu si që do të shënoj. Ndeshja sipas meje do të shkojë në vazhdime ku dhe do të triumfoj Manchester United.

Parashikimi im: Manchester United 2-3 Milan

Arnolld Korenica, LajmeSport.com

Zgjedhni ekipin e Real Madridit kundër Lyonit

March 9, 2010


Cristiano Ronaldo, Sergio Ramos dhe Raul Albiol janë të gatshëm për ndeshjen e nesërme.

Trajneri i Real Madridit Manuel Pellegrini është në dilemë për Sergio Ramosin, pasi që pësoi një dëmtim të lehtë. Royston Drenthe, Pepe dhe Karim Benzema janë të lënduar dhe do ta humbasin këtë ndeshje, ndërsa Xabi Alonso është i suspenduar.

Skuadra e Manuel Pellegrinit për ndeshjen kundër Lyonit:

Portierët: Iker Casillas, Jerzy Dudek

Mbrojtësit: Alvaro Arbeloa, Sergio Ramos, Raul Albiol, Ezequiel Garay, Cristoph Metzelder

Mesfushorët: Lassana Diarra, Fernando Gago, Mahamadou Diarra, Rafael Van der Vaart, Esteban Granero, Guti, Pedro Mosquera, Kaka

Sulmuesit: Raul, Higuain, Cristiano Ronaldo.

Lajmesport.com ju fton që ju të bëni zgjedhjen e 11 lojtarëve startues të Real Madridit, në ndeshjen kundër Lyonit.

Zgjedhja nga Lajmesport.com është: (4-3-1-2) Iker Casillas; Arbeloa, Sergio Ramos, Albiol, Garay; Guti,Lassana Diarra, Granero; Kaka; Higuain, Ronaldo

Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht.

/lajmesport.com

Ramos: Reali do të fitojë 3-0

March 9, 2010


Mbrojtësi i krahut të djathtë i Real Madridit, Sergio Ramos ka vërë prognoz për ndeshjen Real Madrid – Lyon.

Mbrojtësi i Real Madridit Sergio Ramos thotë se ekipi i tij do ta mposht Lyonin 3-0 në ndeshjen e nesërme dhe të kualifikohet për në çerekfinale që pas 6 viteve.

“Ne do të fitojmë 3-0, dhe tifozët do të jenë të kënaqur. Ne do të bëjmë edhe një ndeshje magjike në Bernabeu. “ tha Ramos për Marca.

Vërejtje: Komentet fyese, raciste, banale apo me qëllim reklamimi do të largohen automatikisht

/lajmesport.com

Next Page »