Lëvdatat për treshen e sulmit të Liverpoolit, Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino kanë vazhduar me Emre Canin, i cili është i fundit i cili i ka cilësuar si të pabesueshëm.

Reds kanë qenë fantastik këtë sezon duke dominuar shumë ndeshje dhe duke shënuar shumë gola.Kështu, ndodhi edhe në ndeshjen e fundit të Ligës Premier ndaj West Hamit, ku fituan me rezultat 4-1.Golat në këtë ndeshje erdhën nga lojtarët kryesor të kësaj skuadre, si Salah, Firmino dhe Mane, ndërsa një gol tjetër erdhi nga Can.

Sulmi i Liverpoolit është i frikshëm këtë sezon 

Sulmuesit e Redsave kanë shënuar gjithsej 66 gola, ku Salah ka 31 gola të shënuara, Firmino 22 gola dhe Mane 13 tjera.

Këto gola dhe forma e vazhdueshme ka bërë që bashkëlojtari i tyre, mesfushori gjerman, Can, t’i lavdëroj sulmuesit e skuadrës.

“Është e mahnitshme, tre sulmuesit tanë mund të shënojnë në çdo ndeshje në çdo minutë”, ka thënë fillimisht Can për faqen zyrtare të Liverpoolit.”Ne jemi gjithmonë të lumtur nëse mund të shënojmë dhe të fitojmë”, përfundoi gjermani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here