Skuadra e Bylisit eshte treguar shumë aktive në këto ditë të merkatos së dimrit, teksa sot ka prezantuar edhe 2 afrime të reja. Ballshiotët kanë vënë në dispozicion të ekipit edhe 2 sulmuesë, për të rritur konkurrencën dhe për të përmirësuar cilësinë në këtë repart.

Kështu pas afrimit të Viali Mahmutit, një futbollist i ri, që ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me ballshiotët, kanë siguruar edhe shërbimet e brazilianit Leonardo Granado. Ky i fundit vjen nga klubi italian i Messinës, ndërsa më herët ka luajtur edhe për Kukësin në aventurën europiane.

Gjithashtu, mësohet se shumë shpejt, në dispozicion të trajnerit Marcelo Troisi do të vihet edhe vlonjati Arbër Dhrami, me të cilin është arritur akordi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here