Ballshiotët kanë fituar miqësoren e parë për këtë vit. Ndeshja kundër Albpetrol e luajtur në “Adush Muçaj” mesditën e sotme ka përfunduar me rezultatin 1-0. Goli është shënuar në pjesën e dytë nga Valentino Murataj, i cili po kalon formë të mirë te bardhekuqtë.

Largimet – Kanë spikatur gjatë viteve të fundit në skuadrën ballshiote, por këtë sezon hapësirat nuk kanë qenë të shumta për vëllezërit Kleo dhe Plarent Fejzaj. Të dy kanë zgjidhur kontratën me presidencën dhe tashmë janë lojtarë të lire.

Burime te sigurta bëjnë me dije se ata shumë shpejtë do të firmosin për një tjetër ekip të Kategorisë së Parë. Largimi i tyre sjell dy vende të tjera të lira në skuadrën e mallakastriote, e cila tashmë po mendon për afrimet, sepse deri më sot është përqendruar te largimet.

Formacioni i Bylisit: Dordeviç, Shosha, Bella, Buzi, Samda, Samnda, Gregatti, Kullira, Kolgegaj, Zisi, Chukwuka. (U aktivizuan: Mehmetaj, Sinaj, Lutaj).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here