Leipzig fitoi duelin për vendin e dytë në Bundesligë pasi mundi bindshëm 3-1 Schalke 04 përpara tifozëve të saj. Vendasit madje shpërdoruan dhe një 11-metërsh me Augustin në të 37-tën përpara se Keita të kalonte në epërsi të tijtë në minutën e 41-të falë dhe një devijimi. Në pjesën e dytë Schalke barazoi shifrat me një gol me kokë të Naldos, por në të 69-tën Werner shtyu për në rrjetë golin e 2-1, përpara se fitorja të vulosej nga Bruma që i dha vendin e dytë në klasifkim skuadrës së Hassenhuttl.

Hannoveri ka mposhtur 3-2 ekipin e Mainzit, duke e lënë këtë të fundit të lundrojë mes ujërave të turbullta të zonës së ftohtë, edhe pse momentalisht është vetëm 1 pikë mbi rënien nga kategoria.

Fitore minimale kanë regjistruar edhe Stuttgarti dhe Augsburgu, respektivisht ndaj Hertha Berlin dhe Hamburgut.

Ndërkohë dy barazime 1-1 janë shënuar mes Frankfurtit dhe Freiburgut dhe Werder Bremenit e Hoffenheimit, rezultate që lënë të pandryshuar fundin e tabelës, me 3 vendet e zonës së ftohtë që mbahen nga Werderi, Hamburgu dhe Këlni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here