Bournemouth ka befasuar Chelsea-n në “Stamford Bridge” duke fituar me rezultatin e pastër 3-0. Blutë vinin në këtë takim pas një sërë rezultatesh pozitive në kampionat, por miqtë zhvilluan një ndeshje të madhe duke shënuar plot tre gola për tre pikë. 45’ minutat e para u mbyllën me rrjeta të paprekura, me “festivalin” e golave, që filloi në të dytën. Fillimisht Wilson kaloi në epërsi Bournemouth pasi kaloi bukur mbrojtësit e Chelsea-t (51’). Në minutën e 64’ Stanislas dyfishoi shifrat, ndërsa tre minuta më vonë Ake i dha goditjen e nokautit kampionëve të Anglisë.

Në ndeshjet e tjera, Everton rikthehet tek fitorja në kampionat duke mposhtur me dopietën e Walcott 2-1 Leicester. Newcastle-Burnley u mbyll në barazim 1-1 dhe po me të njëjtin rezultat përfundoi edhe takimi tjetër ndërmjet Southampton dhe Brighton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here