Ëndrra e Usain Bolt për t’u bërë futbollist, duket se po bëhet realitet. Kampioni dhe rekordmeni Olimpik në garat e vrapimit 100, 200 dhe 400 metra, ka lajmëruar se të enjten do t’i nënshtrohet provës me Borusian e Dortmundit.

Atleti Xhamajkan nuk e ka fshehur asnjëherë fiksimin e tij për të luajtur futboll, ndërsa ëndrra e tij është të veshë fanellën e Manchester Unitedit.

“Të enjten do të filloj provën me Borusian. Më pëlqen shumë të luaj si anësor i majtë dhe jam shumë i emocionuar. Shpresoj t’ia dal me sukses”, tha Bolt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here