Lajmi i bujshëm vjen nga Argjentina. Boca Juniors një prej klubeve më legjendarë në Amerikën e Jugut kërkon të shtyjë lamtumirën e Gianluigi Buffon nga futbolli. Portieri dhe kapiteni i Juventusit, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të këtij sezoni, por mesa duket në drejtim të Buffon ka ardhur një ofertë nga Boca Juniors. Klubi argjentinas kërkon ta transferojë në Buenos Aires, gardianin 40-vjeçar këtë verë me këmbënugljen e ish shokut të skuadrës dhe mikut të ngushtë të Gigit, Carlos Tevez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here