Besa barazoi dje me Bylisin në miqësore, ndërkohë që debutoi me kavajasit afrimi më i fundit, sulmuesi Armand Pasha. I dalluar tek Erzeni, durrsaku ka marrë një ofertë nga kavajasit dhe e ka pranuar atë. Firma ka ardhur dhe për trajnerin Bledar Sinella nën urdhrat e tij do të jetë një lojtar i vlefshëm për pjesën e dytë të sezonit futbollistik.
Një tjetër lojtar që do të jetë pjesë e verdhezinjve në vijim është sulmuesi nigerian Chinonso Onuh. 25-vjeccari ka tërhequr dje lejekalimin nga Tomori dhe Besa do të jetë ekipi i tij i tretë në Shqipëri. Më parë ai ka provuar të luajë edhe me Burrelin, por ka tentuar edhe Superioren. Partizani është klubi i parë ku u provua në momentin që zbarkoi në vendin tonë, ndërsa në verë tentoi të bindte drejtuesit e Laçit.
Në miqësoren kundër Bylisit u shfaq edhe një tjetër nigerian. Dickson Eche Idakwo, kështu quhet mesfushori me tipare mbrojtëse, i cili është testuar më parë te Kukësi. Te Besa janë kënaqur me paraqitjen e tij në sfidën e djeshme, ku u provuar si qendërmbrojtës, dhe duket se afrikani do të veshë fanellën e kavajasve në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here