Mesfushori i Cardiff-it, Joe Benett kërkoi faljen për ndërhyrjen e tmerrshme ndaj rivalit të tij të Manchester City-t Leroy Sane. Futbollisti i ekipit uellsian rrëshqiti me këmbën e shtrirë dhe kapi gjermanin pak mbi kaviljen e këmbës së majtë.
Por aq e fortë ishte goditja, sa kavilja e Sane-së u përndrydh dhe ai u detyrua të linte fushën e lojës duke çaluar. Jo vetëm kaq, por pas vizitës mjekësore, rezultoi se mesfushori i krahut do të qëndrojë jashtë fushe për një muaj. Kjo ndërhyrje e ashpër solli shumë reagime dhe kritika ndaj Benett-it, si edhe gjyqtarit që lejoi të tillë lojë. Benett mori vetëm karton të verdhë në këtë ndërhyrje, ndërkohë që u ndëshkua me të kuq në të 92’, pasi përplasi në tokë adoleshentin Brahim Diaz. Lojtari i Cardiff-it, në profilin e tij në Twitter shkroi:
“Thjesht dua që t’i kërkoj falje Leroy Sane-së për ndërhyrjen e ashpër. Unë u përpoqa që të ndaloja kundërsulmin, por e humba kohën kur duhej të veproja. Nuk kisha për qëllim që ta godisja atë ashtu. Shpresoj që mos të jetë asgjë serioze dhe ai ta marrë veten shpejt”.
Edhe trajneri i skuadrës uellsiane nuk e mbrojti Neil Warnock-un, që do të mungojë në takimin e së shtunës në Championship kundër City-t.
“Është jo profesionale nga ana e Joe-s dhe pastaj që bëri një tjetër faull në të 92’. Ndoshta ai nuk dëshiron të shkojë në Leeds të shtunën. Do të stërvitet në mëngjes, pasdite dhe mbrëmje. Këtë ua garantoj”, tha tekniku i Cardiff-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here