Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri i Teutës, Gentian Begeja, për mënyrën sesi u ndëshkua skuadra e tij në sfidën ndaj Skënderbeut, në minutat e fundit të sfidës.

Një barazim që ‘djeg’ për mënyrën se si dhe kur erdhi. Çfarë ndodhi në minutat e fundit?
Begeja: Është për të ardhur keq që luajmë mirë dhe kontrollojmë lojën, por nuk tregojmë profesionalizëm dhe dhurojmë gola. Duhet të dimë se ndeshja përfundon kur vërshëllen arbitri dhe nuk kemi pse të lëshojmë lojën në minutat e fundit. Për situatën ku jemi, këto dy pikë të humbura, mund të na kushtojnë shumë për qëndrimin.

Javën tjetër vjen Lushnja, ku do të kërkoni të rikuperoni…
Begeja: Jam dakord që do të kemi mundësi të marrim pikë në javët në vijim, duke filluar që nga Lushnja. Ne e dinim se çfarë kundërshtari kishim përballë, por mendoj se për mënyrën se si rrodhën ngjarjet, jam shumë i zhgënjyer.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here