Mbrojtësi i Këlnit, Jonas Hector ka përfunduar në orbitën e Juventusit. Bardhezinjtë kanë shfaqur interes për 27-vjeçarin, pasi e shikojnë si alternativën më të mundshme për të zëvendësuar Alex Sandron, i cili me shumë mundësi do të largohet gjatë merkatos së verës. Gjithsesi, “Zonja e Vjetër” nuk do ta ketë të lehtë të arrijë te kartoni i futbollistit, që vlerësohet 10 milionë Euro, pasi në garë për Hector janë futur edhe kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bayern Munich.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here