Bayerni i Mynihut është finalistja e parë e Kupës së Gjermanisë. Bavarezët fituan 6-2 ndaj Bayer Leverkusen në transfertë ,duke prerë biletën e tyre për në Berlin ku do të kërkojnë trofeun e dytë sezonal, pas triumfit në Bundesligë.

Ndeshja në shtëpinë e ‘Aspirinave’ zgjati vetëm 9 minuta, pasi Bajern e pa veten menjëherë në epërsi të dy golave, pas finalizimeve të Javi Martinezit dhe Leëandoëskit. Bendner rihapi takimin në minutën e 16-të pas një rrëmuje totale në zonën e bavarezëve.

Gjithsesi Bayern nuk e vuri asnjëherë në diskutim kualifikimin pasi në të 52-tën ishte Muller që përfitoi nga një pasim i Alcantarës për të realizuar të tretin, ndërsa pak çaste më pas, spanjolli mendoi të shënonte dhe vetë, duke mposhtur për herë të 4-t vendasit.

Gjithsesi spektakli nuk mbaroi këtu, pasi Thomas Muller shënoi edhe një dopietë, duke e çuar në 3 numrin e golave të tij në këtë mbrëmje, ndërsa Bailey shënoi golin e dytë për Leverkusenin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here