Fillim më të mirë për Michy Batshuayi-n te Borussia e Dortmundit nuk mund të kishte. Sulmuesi belg e nisi me 2 gola dhe 1 asist aventurën e tij te verdhezinjtë duke i dhënë fitoren skuadrës së trajnerit Peter Stoger ndaj ish ekipit të tij Kolnit me rezultatin 3-2 në transfertë. I ardhur nga Chelsea në formë huazimi vetëm 2 ditë më parë për të zëvendësuar të larguarin Aubameyang, Batashuayi i dha epërsinë Dortmundit në minutën e 35-të. Zoller barazoi shifrat për Kolnin në të 60-ën por festa e vendasve zgjati vetëm 2 minuta sepse Batshuayi i ndëshkoi sërish. Në të 70-ën ishte Mere që i asistuar nga Hector barazoi sërish rezultatin, por Dortmundi arriti të gjente golin e fitores me Schurrlen në të 84-ën pas asistit të Batshuayi-it. Me këtë sukses Dortmundi u ngjit përkohësisht në vendin e dytë të renditjes në kuotën e 34 pikëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here