Partizani është më i bashkuar me Klevis Dalipin, ndërsa mbrojtja ofron më shumë sigri. Idriz Batha është i drejtpërdrejtë në deklaratën e tij pas fitores me Kamzën, duke i dhënë merita të veçanta pasuesit të Starovës.

Çfarë ka ndryshuar nga momenti që u largua Starova?

Për të thënë të vërtetën është i njëjti ekip, ndoshta Dalipi ka më shumë dëshirë meqë është në fillimet e veta. Ndryshimi ndoshta ka ndikuar për mirë, grupi është më i bashkuar se kurrë. Ndeshja ishte e fortë, Kamza luan futboll të bukur. Ishte takim i luftuar, fati na buzëqeshi dhe fituam.

Skënderbeu është pezulluar. A ju shkoin në mendje që me vendin e dytë të luani në Champions?

Sigurisht që e mendojmë. Nuk duhet të nxitohemi dhe të shkojmë përtej mundësive tona. Le t’i marrim ndeshjet një e nga një.

Duket se afrimet e janarit janë përshtatur shumë mirë me grupin…

Tek ky ekip, për aq kohë sa jam unë, lojtarët që kanë ardhur kanë bërë diferencën, përveç përforcimeve të verës, sepse ambienti është i tillë. Largimi i presionit nuk na linte dilnim në lojën tonë, ndërsa tani po luajmë më lirshëm dhe më mirë.

Në katër ndeshjet e fundit nuk keni pësuar gol, vjen siguria dhe rezultati nga mbrojtja?

Të gjithë mbrojtësit po na japin siguri neve mesfushorëve. Nuk ka qenë nevoja që unë apo Malaj të tërhiqemi pas, kjo ka bërë që të shohim më para. Belica me Gojkovic po shkojnë mirë, edhe Kotobelli po ashtu, ndërsa dihet Ibrahimi është veteran tashmë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here