Partizani humbi në miqësoren me ekipin nga Uzbekistani, Pakhtakor Tashkent me rezultatin 3-1, por kjo duket se nuk e shqetëson aspak kapitenin e të kuqve, Idriz Batha.

Mesfushori grintoz, nëpërmjet një interviste flet për shkaqet e humbjes, ndërsa premton se ekipi do të jetë në 100% të formës, kur të fillojë kampionatin.

“Humbja me ekipin uzbek nuk duhet bërë dramë, pasi ekipi ka punuar dhe po shfaqet mirë në tërësi. Ndaj tyre humbëm pasi kemi marrë shumë ngarkesë në seancat stërvitore dhe kjo ndikoi në rendimentin tonë. Ata kanë shkuar më herët se ne në fazën përgatitore dhe ishin në maksimumin e formës, ndërsa planet tona janë që të arrijmë maksimumin kur të rifillojë kampionatin”, u shpreh Batha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here