Jurgen Bardhi rikthehet në stërvitje me grupin në seancën stërvitore në kuadër të përgatitjeve për transfertën me Kukësin, që mund të vendosë shumë për objektivin e të kuqve, që është vendi i dytë. Të kuqtë kanë zbritur në orën 11:00 të kësaj të martë në “Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kamëz. Nën urdhrat e trajnerit Klevis Dalipi dhe stafit teknik kanë qenë të gjithë lojtarët e kuq. Në seancën e sotme me skuadrën është stërvitur normalisht edhe sulmuesi Jurgen Bardhi, i cili është drejt rikuperimit të plotë. Mbrojtësi Labinot Ibrahimi rezulton mungesa e vetme për përballjen ndaj Kukësit si pasojë e skualifikimit për arsye kartonësh. Pas transfertës së “Zeqir Ymerit” Partizani do të presë Skënderbeun, një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme në këtë fazë të katërt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here