Barcelona është skuadra “kampione” e merkatos së dimrit. Duke u bazuar në statistikat e “Transfermarkt” “Blaugranat” shpenzuan plot 131.8 milionë në janar, me shumë se çdo klub tjetër në Europë dhe botë. Në fakt, sajti i specializuar në përllogaritjen e vlerave të futbollistë nuk merr në konsideratë bonuset apo shifrat e tjera që paguhen në formë të ndryshme, por vetëm vlerën bazë të transferimeve. Kjo është arsyeja pse Coutinho, sipas “Transfertmarkt”, ka kushtuar 120 milionë euro, ndërsa kolumbiani Yerry Mina 11.8 milionë euro.

Në vendin e dytë renditet Liverpooli, që realizoi vetëm një blerje të shtrenjtë, atë të qendërmbrojtësit Virgil van Dijk, që kushtoi plot 78.8 milionë euro. Manchester City pozicionohet i treti me 71.5 milionë euro, që kryesisht (65 milionë) e shpenzoi këtë shumë për të marrë Laporten nga Athletic Bilbao.  Më pas vijnë me radhë Atletico Madrid, Arsenal, Chelsea, Evertoni, skuadra kineze Beijing Gouan, Athletic Bilbao dhe Tottenhami, që mbyll listën e 10 klubeve që shpenzuam më shumë para në këtë merkato dimri.

Sa u përket kampionateve, Premier League mbetet e pakonkurrueshme, pasi 20 klubet e saj kanë shpenzuar 490 milionë euro gjatë kësaj merkatoje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here