Barcelona hedh pas krahëve dështimin në Champions dhe merr një fitore të rëndësishme në La Liga, që e afron akoma më shumë me titullin kampion. Për ta çuar përkohësisht në +14 pikë avantazhin ndaj Atleticos ndjekëse skuadra e Valverdes mposhti 2-1 Valencian në Camp Nou në një ndeshje ku Barça nuk shfaqi formën e saj më të mirë dhe u fal në një farë mënyre nga Los Che të cilët shpërdoruan një mori rastesh përpara portës së Ter Stegen. Golat për Barcelonën u realizuan nga Suarez dhe Umtiti ndërsa për Valencian ngushtoi në minutën e 86-të shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, Dani Parejo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here