Barcelona është finalistja e dytë në kuadër të Copa del Rey.

Katalunasit kanë triumfuar edhe në takimin e dytë të gjysmëfinales kundër Valencias me rezultat 2-0.

Por, shikuesve i është dashur të presin deri në pjesën e dytë për të parë golin e parë në ndeshje.

Në fakt, në 45 minutshin e parë te dyja skuadrat kishin disa raste për shënim, por që shkuan huq para portave të ekipeve respektive.

Rodrigo dhe Simone Zaza kishin raste më të mira për realizimin e golit të parë në këtë takim, por nuk u treguan efikas para portierëve Domenech dhe Cillesen.

Coutinho, i cili erdhi nga banka rezerve, shënoi golin e parë me fanellën e katalunasve që prej transferimit nga Liverpooli.

Braziliani shënoi gol në të 49 minutë për blaugranat pas një pasimi të saktë të Luis Suarezit.

Simone Zaza dhe Gaya patën dy raste të bukura për barazimin e rezultatit, por më i suksesshëm u tregua portieri Cillessen.

Fituesi aktual i kësaj gare, Barcelona arriti të realizoi edhe golin e dytë në të 82 minutë, ku sërish asistues ishte Suarez ndërsa kësaj radhe realizator ishte Ivan Rakitic.

Deri në fund të ndeshjes nuk pati më gola dhe kështu, takimi përfundoi me rezultat 2-0 për blaugranat.

Theksojmë se edhe takimin e parë mes këtyre dyja ekipeve e kishte fituar Barcelona, ku në Nou Camp triumfoi në saje të një goli të Suarezit.

Ndryshe, finalisti i parë ishte Sevilla, e cila eliminoi skuadrën e Leganesit, që në çerekfinale ishte më e mirë se Real Madridi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here