Pas disfatës në Copa del Rey, Barcelona rikthehet tek fitorja në La Liga duke mposhtur me rezultatin e pastër 5-0 Betis në transfertë. Kjo ishte fitorja e 17-të për katalanasit në kampionat, ndërsa kanë regjistruar edhe tre barazime në 20 ndeshje. 45’ minutat e para të takimit u mbyllën me rrjeta të paprekuar, por me raste nga të dyja skuadrat. Joaquin pati një mundësi të shkëlqyer, por nuk arriti ta dërgojë topin në rrjetë.

Në të dytën filloi festivali i golave me katalanasit që e dërguan plot pesë herë sferën në rrjetë. Fillimisht ishte Rakitiç, ai që kaloi në epërsi miqtë në minutën e 59’, ndërsa 5’ minuta më vonë Messi dyfishoi rezultatin. Në aksionin e radhës të rrezikshëm Barça shënoi edhe golin e tretë me anë të Luis Suarez. 10’ minuta para fundit, Messi vuloi fitoren, duke shënuar golin e katërt dhe të dytin personal. Në fund argjentinasi dha një top të shkëlqyer për Suarez, i cili në pozicion të favorshëm nuk gabon duke e dërguar në rrjetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here