Barcelona shkatërroi me rezultatin 5-0 Celta Vigo-n në “Camp Nou” dhe është kualifikuar në turin tjetër të Copa del Rey me rezultatin e përgjithshëm 6-1, pasi në takimin e parë barazuan në Celta.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke shënuar 4 gola, që në fraksionin e parë, më saktësisht brenda 31’ minutave të para.

Fillimisht Leo Messi shënoi dy gola mjaft të bukur, në minutën e 13’ dhe 15’, me spanjollin Alba, që dha asistin në të dyja rastet.

13’ minuta më vonë është Messi ai që asiston dhe Alba nuk gabon duke e dërguar topin në rrjetë. Në aksionin e radhës të rrezikshëm, Barcelona shënoi edhe golin e katërt duke u dhënë goditjen e nokautit miqve me anë të Suarez (31’).

Në të dytën ritmi i ndeshjes ulet ndjeshëm me trajnerin Valverde, që largon nga fusha Messi-n, Pique dhe Iniesta-n.

Në fund katalanasit shënuan edhe golin e pestë me anë të Rakitiç, që shfrytëzoi asistin e francezit Dembele në minutën e 87’.

Në ndeshjet e tjera të Copa del Rey, Sevilla mposhti Cadiz 2-1 dhe u kualifikua në turin tjetër me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Espanyol-i është ekipi tjetër i kualifikuar falë golit në fushën kundërshtare. Të besuarit e Flores mposhtën 2-0 në transfertë Levante-n, ndërsa ndeshja e parë përfundoi 1-2 në favor të këtyre të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here