Barcelona ka fituar minimalisht 1-0 në Camp Nou ndaj Valencias, në ndeshjen e parë të vlefshme për Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Pjesa e parë e takimit u dominua totalisht nga gjiganti katalunas, të cilët rrezikuan disa herë portën e mysafirëve.

Megjithatë, për faj edhe të portierit, Barcelona nuk arriti të gjej golin dhe 45 minutat e parë mbeten me porta të paprekura.

Në pjesën e dytë, Barcelona vazhdoi gjithashtu me dominim dhe me futjen e Philippe Coutinhos (58′) lojës iu shtua edhe më shumë kreativiteti.

Lionel Messi pati dy raste të mira për gol (48′, 62′), por iu mohua nga portieri i Valencias.

Por, goli i Barcelonës nuk vonoi dhe ai erdhi në minutën e 67-të, ku pas asistimit të Messit ishte Luis Suarez, i cili shënoi me kokë për 1-0.

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona provoi të dyfishoj epërsinë edhe me anë të Coutinhos (74′) dhe Messit (76′), por shifrat mbeten të njëjtat dhe në fund katalunasit fituan me rezultat minimal 1-0.

Ndeshja e kthimit në Mestalla zhvillohet pas një jave apo me satë 8 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here