Barcelona ka fituar ndaj Deportivo Alavesit në La Liga me rezultat 2-1.

Vendasit u befasuan nga paraqitje e mysafirëve dhe për të arritur deri te fitorja iu nevojit të lodhën më shumë sa që e kishin pritur.

Të parët që shënuan në takim ishin Alaves, ishte John Guidetti ai që shënoi pas një kundërsulmi në minutën e 23-të.

Lionel Messi tentoi të barazojë rezultatin në minutën e 43-të me një goditje mjeshtërore nga gjuajta e lirë, por  Pacheco Flores beri mrekulline duke ia mohuar golin.

Paulinho rrezikoi në minutën e 70-të dhe dy minuta më vonë Luis Suarez e barazoi rezultatin. Atë që nuk e bëri në minutën e 43-të, Messi e bëri në minutën e 84.

Argjentinasi shënoi gol të bukur nga gjuajta e lirë dhe i dha fitoren e radhës klubit katalunas në kampionatin elitar spanjoll të futbollit.

Barça pas kësaj fitore vazhdon e para në La Liga me 57 pikë, kurse Alaves në vendin e 17-të me 19 pikë.

Ndeshja e ardhshme e skuadres e drejtuar nga Ernesto Valverde eshte ndaj Espanyolit,kurse Deportivo Alavas pret Celta Vigon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here