Barcelona ka arritur të fitojë ndeshjen kthyese ndaj Espanyolit 2-0 për tu kualifikuar në gjysmëfinalen e ‘Copa del Rey’

Espanyoli kishte befasuar Barcelonën një javë më parë duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0.

Në takimin e parë të Copa del Rey, Lionel Messi kishte humbur penalltinë duke i mundësuar fitoren vendasve.

E në takimin kthyes Barcelona u paraqit me tjetër fytyrë duke shkëlqyer nga fillimi i ndeshjes.

Vetëm pas nëntë minutave lojë, Barcelona kaloi në epërsi 1-0.

Ishte Aleix Vidal që asistoi bukur në zonë dhe Luis Suarez shënoi me kokë për epërsinë e hershme.

 Luis Suarez duke festuar golin e parë në ndeshje

 

Në minutën e 25-të erdhi edhe goli i dytë për skuadrën e Ernesto Valverdes.

I jashtëzakonshmi Lionel Messi shënoi një gol të bukur nga distanca për të sjellë qetësi në ‘Camp Nou’.

Me rezultatin 2-0 në të mirë të Barcelonës përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

 Messi shënoi një gol të bukur për 2-0 

 

Në pjesën e dytë Barcelona e administroi mirë lojën duke qarkulluar topin dhe duke mbrojtur rezultatin.

E në minutën e 68-të erdhi momenti edhe për debutimin e yllit brazilian, Philippe Coutinho.

Philippe Coutinho duke u inkuadruar në lojë në vend të Andres Iniestas. 

Mesfushori brazilian që iu bashkua Barcelonës nga Liverpooli u inkuadrua në lojë në vend të Adnres Iniestas.

Tifozët e pranishëm të cilët ishin rreth 80 mijë, e pritën me entuziazëm të madh hyrjen në ndeshje të Coutinhos.

 Philippe Coutinho

 

Me rezultatin 2-0 në të mirë të Barcelonës përfunduan 90 minutat në ‘Camp Nou’.

Edhe pse Espanyol kishte triumfuar minimalisht 1-0 në ndeshjen e parë, Barcelona kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 2-1.

Në gjysmëfinale Barcelona do të përballet me skuadrën që eliminoi Real Madridin, Leganes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here