Sevilla ishte shumë pranë triumfit ndaj Barceëlonës, që do të ishte edhe humbja e parë e katalanëve në kampionat, por Suarez dhe Messi rikthyen në lojë skuadrën e Valverdes.

Andaluzianët e drejtuar nga Montella shënuan në minutat 36’ dhe 50’, duke krijuar një avantazh të dyfishtë dhe po shkonin të qetë drejt fitores, por deri në minutën e 88’, kur Luis Suarez rihapi takimin.

Kaq mjaftoi që katalanët të hidheshin në sulm dhe vetëm një minutë më pas gjetën golin e barazimit me anë të Lionel Messit, që u aktivizua vetëm në minutën e 58’ të takimit.

Barcelona vijon e qetë kryesimin në kampionat, teksa tani është plot 12 pikë par Atleticos së Madridit, ndjekëse, ndërsa Sevilla lufton për një vend në Europa League.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here