Vëmendja e Barcelonës në merkaton e ardhshme do të jetë sërish te mbrojtja, ku prioritet është afrimi i një lojtari për krahun e majtë. Francezi Lucas Digne nuk ka bindur aspak drejtuesit ndaj kanë nisur kërkimet për një zëvendësues ku në fokus është Luke Shaw.

Ky i fundit nuk ka raporte të mira me Jose Mourinhon dhe nuk luan rregullisht ndaj dhe një operacion i tillë mund të mbyllet me sukses për një shumë rreth 30 milionë Euro. Katalanët kanë nisur edhe kontaktet zyrtare me klubin anglez, teksa kërkesa paraprake e drejtuesve të Barçës është një huazim më të drejtë blerjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here