I blerë jo me pak bujë në merkaton e dimrit, Yarri Mina do të largohet nga Barcelona. Nuk bëhet fjalë për një lëvizje që “djeg” mbrojtësin kolumbian te katalanasit, por një mundësi që 23-vjeçari të luajë rregullisht një sezon i huazuar për t’u përshtatur me futbollin në Primera Division. Nuk mungojnë pretendentët për shtatlartin kolumbian, i cili ble 12 milionë euro nga Palmeiras. Për të janë vënë në radhë, Sevilla, Villarreal e Girona, por nuk përjashtohet edhe një interesim nga Italia dhe Franca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here