100 milionë euro për të siguruar shërbimet e një 19-vjeçari. Kjo është shuma që Barcelona është e gatshme të shpenzojë për mbrojtësin adoleshent të Leipzigut, Dayotchanculle Upamecano, i cili pavarësisht moshës së re është shndërruar titullar fiks në skuadrën që po luan sezonin e dytë në Bundesligë. Sipas mediave franceze, Upamecano shihet nga drejuesit katalanë si pasuesi ideal i Gerard Pique, i cili nuk do të mund të luajë për një kohë shumë të gjatë në nivelet më të larta për shkak të moshës. Por, për të arrritur te mbrojtësi, “blaugranat” duhet të mposhtin konkurrencën e Manchester United, Bayernit të Mynihut, Arsenalit dhe Milanit, që gjithashtu kanë shfaqur interes për futbollistin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here